“Serbia e ka ndërruar taktikën ndaj Kosovës” – Fahri Xharra reagon pas deklaratave të Aleksandar Vulin
Opinionisti Fahri Xharra ka reaguar ndaj deklaratave të ish-zyrtarit serb Aleksandar Vulin, duke i cilësuar ato si kërcënuese ndaj individëve që kundërshtojnë politikat e Serbisë.
Xharra theksoi se deklarata e Vulinit, ku ai kërkon nga shërbimet serbe të hartojnë plan për t’u marrë me persona që ai i quan “bartës të politikave antiserbe”, tregon ndryshim të taktikës së Serbisë ndaj Kosovës
Në reagimin e tij, Xharra shtoi se deklarata të tilla synojnë të ndajnë shqiptarët në ata që e kundërshtojnë dhe ata që, sipas tij, i shërbejnë interesave të Serbisë. Ai gjithashtu bëri krahasime me periudhën pas vitit 1912, duke shprehur shqetësim për situatën politike.
Shkrimi i plotë:
Ne, shqiptaret nuk po mbushemi mend!
Serbi e ka ndērrue taktiken ndaj Kosovēs
Vulini deshiron vrasjen e individėve qe janē kunder Serbisē:
“Shteti serb duhet të veprojë. Unë, pas kësaj, do të kërkoja nga shërbimet tona të krijojnë një plan të qartë se si do të merremi me individë me emër e mbiemër, të cilët janë bartës të politikave antiserbe, e ata le të mendojnë se çfarë do t’u ndodhë. Mundet Izraeli, mundet Mossadi, pse s’mundet shërbimi serb, pse s’mundemi ne?”, tha Vulin.
Ai theksoi se shërbimet serbe dinë të bëjnë këtë “punë” mirë dhe kërcënoi drejtpërdrejt kryeministrin Kurti dhe çdo individ që ndjek politika që ai i konsideron antiserbe.
“Nuk është se kurrë nuk kemi bërë gjëra të tilla, e dimë si bëhen ato. Askush nuk na ka frikën. Kurti nuk e ka aspak problem t’u ikë marrëveshjeve, sepse nuk frikësohet se do të ketë pasoja, as ai e as të tijtë”, deklaroi Vulin.
Sipas tij, Serbia duhet të ndërhyjë në mënyrë që Kosova t’i ketë frikën Serbisë
Tani, ky i ndan ata qe e duan Serbinē dhe ata qe nuk e duan,
Ata qe ia japin Veriun e Kosoves me deklarata me deklarime publike, nuk jane ne listen e Vulinit.
Oh medet per ne, te njejtit jemi si pas pushtimit serb te Kosoves, viti 1912.
