“Vjosa Osmani tradhtoi interesat e Kosovës?” – Avokatja Kalaja hedh akuza të forta
Avokatja dhe aktivistja politike Adriana Kalaja ka reaguar me tone kritike ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar atë për qëndrimin e saj në lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Në një deklaratë publike, Kalaja tha se veprimet e Osmanit tregojnë arsyen pse ajo, sipas saj, ka hequr dorë nga fjala në Bordin e Paqes.
Sipas Kalasë, ky veprim i ka hapur rrugë një figure që ajo e cilëson si “antishqiptare” për të vazhduar planet që, sipas saj, dëmtojnë interesat e Kosovës dhe të kombit shqiptar.
“Dje e kuptuam edhe pse ajo hoqi dorë nga fjala e saj në Bordin e Paqes, duke i dhënë të drejtën një antishqiptari t’i shkojë deri në fund planeve të tij ogurzeza në dëm të Kosovës dhe kombit shqiptar”, është shprehur Kalaja.
