“Si me ta pas me borxh moj motër!” – Adriana Matoshi ‘shpërthen’ ndaj Vjosa Osmanit: Albini të bëri presidente!
Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.
Përmes një reagimi publik në Facebook, Matoshi kritikoi Osmanin duke thënë se ajo nuk ka treguar mirënjohje ndaj Albin Kurti dhe partisë që, sipas saj, ia mundësuan ardhjen në krye të shtetit.
Derisa, ajo potencoi se ka pasur mendim ndryshe për Osmanin, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë:
Po du presidente.
Ani, e boni presidente!
U gzum ton me zemër, edhe pse boll na ka pas qepu. Kurrë sen si kemi thon.
Tash tha o banëm prapë presidente, ose kallet loja, krejtve ju idhnohna.
Si me ta pas me borxh moj motër! Kurrë nihere nuk the falemineres që t’boni Albini presidente. Për LDK as andërr se kishe pa atë pozitë.
Keq valla, kam pas mendu ndryshe për ty!
