“Calm down”- Buçpapaj i reagon ashpër Osmanit: Krijuat kontakte me PDK-në dhe morët mbështetje nga Edi Rama
Publicistja Elida Buçpapaj ka reaguar me një deklaratë publike drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Në reagimin e saj, Buçpapaj thekson se populli i Kosovës ka shprehur qartë vullnetin e tij në zgjedhje, duke i dhënë mbi 51% të votave shumicës për krijimin e institucioneve të shtetit. Sipas saj, verdikti i sovranit është “kushtetues dhe suprem” dhe duhet të respektohet nga të gjitha palët politike.
Ajo argumenton se zgjedhja e presidentit kërkonte kuorum dhe pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa shumica parlamentare kishte votat e nevojshme për të zgjedhur kreun e shtetit. Sipas Buçpapajt, moszgjedhja e presidentit erdhi si pasojë e “mospërgjegjshmërisë kushtetuese të opozitës”.
Publicistja ndalet edhe te vendimi i presidentes për shpalljen e amendamenteve të miratuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2011, duke pyetur pse ato nuk u shpallën më herët gjatë mandatit të saj pesëvjeçar.
Ajo ngriti gjithashtu pyetjen pse vetë Osmani nuk kandidoi për presidente, duke përmendur mbështetjen e saj për kandidatin Glauk Konjufca dhe kontaktet e krijuara me partitë e tjera, përfshirë edhe mbështetjen që, sipas saj, ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Reagimi i plotë:
E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu,
dëgjova direkt prej jush lajmin që dhatë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës,
kur populli i Kosovës ishte shprehur qartë me votën e tij mbi 51% duke i dhënë legjitimitet krijimit të institucioneve të shtetit.
Pra verdikti i Sovranit është i qartë.
Ai verdikt është kushtetutes, është suprem.
Ndërsa zgjedhja e presidentit kërkonte kuorumin, pra kërkonte pjesmarrjen e opozitës,
pasi maxhoranca i kishte 66 vota ta votonte presidentin!
Presidenti nuk u votua për mospërgjegjshmëri kushtetuese të opozitës.
Por po ndalem tek momenti kur ju dje shpallët amandamentet e miratuara nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2011, ndërsa sot e justifikuat veprimin tuaj që nuk lidhet me të tashmen, pra nuk ishte në interesin tuaj.
Meqë ju po ju shqetëson interesi kombëtar i vendit, kur keni pesë vjet në postin e kreut të shtetit,
e përse u kujtuat dje, dhe mbëmë u pa se i gjithë spektri politik shqiptar përfshi pakicën jo serbe e mbështesnin votimin popullor, e nuk u kujtuat pesë vjet më parë, që opozita dje të mos kishte mundësi të shkelte legjitimitetin e votës së Sovranit me fuqinë e kuorumit!
Përse ju znj.Presidente ato amandamente që i shpallët dje, nuk i shpallët pesë vite më parë që opozita të mos kishte shans të vepronte me destruktivizmin e saj tashmë të ditur.
Pyetja tjetër, përse nuk kandiduat edhe ju,
ju thoni se e mbështesni Glauk Konjufcën, i cili nuk pati mundësi kuorumi,
po ju përse nuk e provuat, ju keni krijuar kontakte tashmë me PDK, keni marrë edhe mbështetjen e Edi Ramës.
Por nëse sot nuk keni shans të garoni me votim popullor për vendin e presidentes,
kjo është direkt për fajin tuaj dhe për mungesën e përgjegjshmërisë nga ana juaj.
Ju jap një këshillë, calm down, ju jeni në atë vend e zgjedhur nga kjo shumicë!
