OPINIONTË FUNDIT

Mësohet kush ia rrëzoi Amerikës tre avionët F-15 në Kuvajt

Tre avionët luftarakë amerikanë që u rrëzuan në Kuvajt u rrëzuan nga ky shtet i Gjirit në të njëjtën kohë që Irani po sulmonte rajonin, tha të hënën komanda ushtarake amerikane për Lindjen e Mesme, Centcom.

Pra, vetë ushtria kuvajtiane rrëzoi avionët e aleatëve të saj amerikanë por mesa duket gabimisht.

“Gjatë një konfrontimi intensiv, duke përfshirë sulme nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dronë”, avionët “u qëlluan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit”, tha Centcom në një deklaratë, duke shtuar se të gjashtë anëtarët e ekuipazhit u nxorën nga avioni dhe ishin të sigurt.

“Kuvajti e ka pranuar këtë incident dhe ne jemi mirënjohës për përpjekjet e forcave të saj mbrojtëse dhe mbështetjen e tyre në operacionin e vazhdueshëm kundër Iranit”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *