TË FUNDIT

Adriana Matoshi me thumb ndaj PDK-së: A është “S.L.” kandidati juaj?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar me ironi ndaj PDK-së lidhur me çështjen e kandidatit për president.

Përmes një postimi publik, Matoshi ka shkruar se PDK-ja “paska kandidat, ama s’po e tregon emrin”, duke aluduar se subjekti opozitar po e mban të fshehtë emrin e propozuar.

Ajo ka vijuar me tone ironike, duke thënë se mund të provojë ta gjejë me iniciale emrin e kandidatit dhe ka përmendur shkronjat “S. L.”, duke i kërkuar PDK-së që t’ia bëjë “like” nëse e ka qëlluar personin në fjalë.

Deklarata e saj vjen në kohën kur çështja e zgjedhjes së presidentit ka nxitur debate dhe përplasje politike mes partive.

Postimi i Matoshit:

PDK-ja paska kandidat, ama s’po e tregon emrin.

A mundem me provu me ja qellu me iniciale, nese eshte personi ne fjale, lus pdk-ne me ma bo LLAJK.

S. L.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *