OPINIONTË FUNDIT

“Mentalitet bllokues” – Nga Guxo sulmojnë ashpër partitë opozitare, shkak kandidatura e Vjosa Osmanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi të dielën një takim me liderin e partisë kryesore opozitare, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në një lëvizje që shihet si fillim i përpjekjeve për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe për të shmangur organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”, tha Kurti pas takimit me Hamzën.

Kurse, sot Kurti u takua edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Abdixhiku tha se “ne folëm për çështjen më të rëndësishme, të presidentit, dhe afatin kushtetues që po na rrjedh. Dakordimi i përgjithshëm është se ka vetëm dy rrugë, dhe duhet konsensus politik, mes faktorëve të vendit, dhe ky konsesus politik duhet të ndërtohet mes këtyre 90 ditëve, ose duhet një marrë.

Anëtari i Guxo, Kujtim Hajdaj, ka akuzuar partitë opozitare për “mentalitet bllokues” lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.

ImageKujtim HajdajFoto galeri
Ai tha se pretendimet se posti i takon opozitës janë të pabazuara dhe mbrojti bashkëpunimin mes Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, duke e cilësuar atë në interes të shtetit.

“Tanimë që po afrohen ditët për zgjedhjen e Presidentes/tit të ri të Kosovës, partitë opozitare prapë po dalin me do farë kërkesash “marrëveshje” politike që s’ashtë asgjë më tepër se sa vazhdim i mentalitetit bllokues të shtetit të Kosovës. Sipas partive opozitare Presidentja/ Presidenti po u “takojka” atyre.., sepse gjithnjë sipas tyre, Vjosa Osmani s’paska qenë figurë “unifikuese.”

Pra, sipas logjikës së tyre politike, Vjosa s’paska qenë “unifikuese” vetëm pse ka bashkëpunuar me kryeministrin për interesat e Kosovës, e që ai paska qëlluar të jetë Albin Kurti.

Ku ka shembull në botë kur Presidentja dhe kryeministri s’po dashkan më bashkëpunuar së bashku për interesat e popullit dhe shtetit?

Për përkujtimin e deputetëve të partive politike opozitare: A kishin bashkëpunim Presidenti dhe kryeministri në pushtetin e LPAN?

Po, bile fortë. Ai bashkëpunim i tyre ishte i natyrës jo unifikuese për popull dhe shtet.

Me ta në udhëheqje dhe qeverisje, Kosova dhe populli i jonë ndjeheshin të braktisur.

Unifikimi i tyre ishte për xhepa të vet dhe jo për shtet”, tha ai.

Në fund, Hajdaj vlerësoi se Vjosa Osmani ka qenë figurë unifikuese dhe ka përmirësuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës, duke i cilësuar të pabazuara kritikat e opozitës.

Ai shtoi se gara politike e opozitës është me Albin Kurti, e jo me Osmanin, dhe se mosmbështetja e saj do të ishte e pajustifikueshme.

“Përkundrazi, Presidentja Vjosa Osmani ka qenë tejet unifikuese në rrafshin vendor dhe atë ndërkombëtar. Kudo dinjitetshem i ka përfaqësuar interesat e shtetit tonë, Republikës së Kosovës.

Me Vjosën Presidente, dukshëm u përmirësua imazhi i shtetit tonë në rrafshin ndërkombëtar.

Prandaj, argumentet e partive opozitare për Presidenten Vjosa Osmani si “jo unifikuese” janë të pabazë.

Qendrat e partive opozitare pësimet politike që i kanë përjetuar si opozitë bllokuese nuk po donë t’i shëndrrojnë në mësime. Është absurde të mendohet se me zgjedhjën e Vjosës për Presidente të Kosovës + 5, po u dobësojka edhe më shumë pozita e tyre si parti opozitare në Kosovë.

Si parti opozitare, ato garën politike për pushtet e kanë më Albin Kurtin, jo me Vjosa Osmanin. Vjosa e përfaqëson Kosovën.

Sa i përket LDK-es, mos mbështetja dhe zgjedhja eventuale e Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës, do të mund t’i gëzonte vetëm ata deputet, që verbërishtë do të besonin se dikush tjetër mund t’i përfaqësonte më mirë interesat nacionale të Kosovës në rrafshin nacional dhe atë ndërkombëtar, duke mos shikur më larg se sa interesat e tyre personale” – përfundon ai për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *