TË FUNDIT

Zemaj për pranimin e planit evropian: Fëmijëve tanë do t’iu duhet ta vizitojnë Manastirin e Deçanit me pasaporta

Zemaj për pranimin e planit evropian: Fëmijëve tanë do t’iu duhet ta vizitojnë Manastirin e Deçanit me pasaporta

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti për pranimin e planit evropian, gjegjësisht pikën 7, ka thënë sonte se fëmijëve shqiptarë do t’iu duhet të vizitojnë Manastirin e Deçanit me pasaporta.

Derisa ka folur për pikën 7 të planit evropian, i pranuar nga Kosova dhe Serbia më 27 shkurt në Bruksel, Zemaj ka shtruar disa pyetje për të parin e ekzekutivit.

Sipas tij, me pikën 7 Kosova jo që fiton, por humb.

“Kryeministër, shpjegoje zyrtarizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe ofrimin e një niveli të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare kulturore serbe. Cilës përvojë konkretisht i referohesh për këtë pikë të ndjeshme, cilës? Për çfarë sigurie po bëhet fjalë, a i keni dhënë kompetencë publiko-juridike? Trego a i keni dhënë statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore? Dil e trego a i keni mundësuar ekstraterritorialitetin? A je i vetëdijshëm që nëse fëmijët tanë dëshirojnë të vizitojnë natyrën e bukur rreth Manastirit të Deçanit, duhet të shkojnë me pasaporta. A je kah e din se çfarë je kah bën, a je në tokë ‘të bukës’?”, pyeti Zemaj.

Sipas tij, “kjo situatë ka ardhur si pasojë e populizimit të të fortit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *