OPINIONTË FUNDIT

Kurti për takimin me Ramën: Diskutuam si t’i shfrytëzojmë mundësitë e si t’i kalojmë sa më lehtë sfidat e përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama diskutuan, ndër tjerash, edhe se si t’i shfrytëzojnë “mundësitë e reja” dhe si t’i kalojnë “sfidat e përbashkëta”.

Kurti shkroi në Facebook se temë e diskutimit ishte edhe shtimi i marrëveshjeve bilaterale.

“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë”, shkroi ai.

“Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”, shtoi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *