TË FUNDIT

Gjuriqi s’harron të flas keq për Kosovën as “në fund të botës”, hedh disa akuza në takim me kongresmenin

Gjuriqi s’harron të flas keq për Kosovën as “në fund të botës”, hedh disa akuza në takim me kongresmenin

Marko Gjuriq, dikur drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tani ambasador i shtetit të tij në SHBA, nuk e ka harruar zakonin e tij. Edhe në Amerikë, ai vazhdon të bëj propagandë kundër Kosovës.

Mediat e Beogradit raportojnë për një takim të Gjuriqit me kongresmenin Thomas Keen në SHBA, shkruan lajmi.net.

Ato tregojnë se si Gjuriqi i është ankuar atij se Kosova nuk po i përmbush obligimet e veta të dala nga marrëveshjet e Brukselit.

“Këto veprim minojnë atmosferën e dialogut dhe nuk janë shenjë e një afrimi serioz për dialogun”, citohet të ketë thënë Gjuriq në takimin që ka zhvilluar me kongresmenin. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *