TË FUNDIT

“Ishin tri punëtore…” – Nëna e Deharit flet për zhdukjen e mostrave: Ia vodhën gjakun

“Ishin tri punëtore…” – Nëna e Deharit flet për zhdukjen e mostrave: Ia vodhën gjakun

“Dëgjova në lajme në televizione që paskan humbë mostrat, unë po e quaj që ia vodhën gjakun për mu personalisht ka qenë vdekja e dytë e Astritit nuk e di nëse mund të kuptohet ndryshe”.

Këto ishin fjalët e Xhemiles nënës së tashmë të ndjerit Astrit Deharit, për zhdukjen e mostrave të djalit të saj.

Kujtojmë se, më 8 dhjetor ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar se janë zhdukur mostrat e të ndjerit, Astrit Deharit, nga laboratori i toksikologjisë.

Haxhiu kishte theksuar se në këtë vend kanë qasje vetëm 3 persona.

Ndërsa, edhe nëna e Astrit Deharit ka thënë se nëse në vendin e zhdukjes së mostrave kanë qenë vetëm tri punëtore dhe prokurori i rastit edhe pas gati tre muajve nuk e ka zbuluar akoma se kush ka “vjedhur gjakun” e të birit.

“Tri punëtore kanë qenë dhe kanë kaluar gati tre muaj nga zhdukja e mostrave a nuk po mundet prokurori me zbulu se cila ka vjedhur gjakun dhe se pse është vjedhur, unë person i thjesht do të mundesha ta zbuloja deri më tani”, është shprehur ajo për dukagjinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *