OPINIONTË FUNDIT

“Hakmerret” Abdixhiku: Zëvendëson Hykmete Bajramin me Jehona Lushaku Sadriun për shefe të Grupit Parlamentar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka propozuar profesoreshën Jehona Lushaku Sadriun për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë.

Në njoftimin e tij, Abdixhiku e ka vlerësuar Lushaku Sadriun si një deputete me integritet, përgatitje të lartë akademike dhe përvojë politike. Ai ka theksuar se, mbi të gjitha, ajo është një bashkëpunëtore e afërt, e ndershme dhe e përkushtuar me gjithë qenien e saj ndaj demokracisë parlamentare, shtetit ligjor dhe orientimit euroatlantik të Kosovës – vlera që përbëjnë themelin e LDK-së.

Abdixhiku është shprehur i bindur se në përgjegjësinë e re, Lushaku Sadriu do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për kolegët me të cilët punon.

Postim i plotë:

Kam propozuar, profesoreshën Jehona Lushaku Sadriun për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë.

Jehona është një deputete me integritet, me përgatitje akademike dhe përvojë politike, por mbi të gjitha një bashkëpunëtore e afërt, e ndershme dhe e përkushtuar me gjithë qenjen njerëzore në demokracinë parlamentare, në shtetin ligjor dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës – vlera që janë themel i LDK-së.

Jam i bindur se në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon. Mbi të gjitha, do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me dinjitet dhe do ta bëjë krenar çdo mbështetës tonin, ashtu si edhe vetë qytetarët e Kosovës, për përfaqësimin parlamentar të LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *