OPINIONTË FUNDIT

Modeli i Jeffrey Epstein në diabolikën e Edi Ramës!

Jeffrey Epstein është këto kohë njeriu më i famshëm i globit. Njeriu që ndërtoi një jetë paralele me jetën njerëzore brenda një ishulli të Karaibeve. Por një analiste e inteligjencës amerikane, Sibel Edmonds, ka zbuluar se kjo jetë paralele me atë njerëzore ishte planifikuar të realizohej në vitin 2016 edhe në ishullin e Sazanit. Për këtë projekt do të përdorej një figurë e lidhur ngushtë me Epstein, Sultan Ahmed Bin Sulayem, drejtues i gjigandit portual global DP World. Sultan Ahmed kishte përvojë në investime të tilla për shndërrimin e ishullit të Sazanit në një oaz shfrenimesh anti-njerëzore dhe ndërkohë edhe në ndërtimin e zonës strategjike për kontrollin dhe sigurinë.

Edmonds përmend gjithashtu themeluesin e kompanisë famëkeqe Blackwater, Erik Prince, i cili është i profilizuar për ndërtimin e projekteve të sigurisë private jashtë kornizës tradicionale shtetërore, të cilën e ofronte Shqipëria. Sibel Edmonds thotë se këtë siguri jashtëligjore e favorizonin institucionet e brishta të Shqipërisë, korrupsioni i lartë dhe historia e përdorimit të hapësirave periferike, si Sazani. Identifikimi i Shqipërisë si vend jashtëinstitucional dhe i Sazanit si ishull ku mund të krijohej “shteti” i dhunës, prostitucionit, pedofilisë dhe eksperimenteve kafshërore të rritjes së bebeve me profilin e Epstein, në fakt nuk bazohet vetëm në aspektin gjeopolitik dhe të sigurisë private në periferinë e Europës. Pse arrij në këtë përfundim?

Ishulli Epstein nuk ishte i panjohur për lidershipin e Rilindjes në Shqipëri. Aleks Soros ka dalë deri më tash si një prej njerëzve që e ka frekuentuar atë ishull dhe, për pasojë, ai nuk ka ngurruar aspak që t’ia paraqesë Edi Ramës dhe Erion Veliajt si një “parajsë” masturbimi çnjerëzor. Ndërsa këta të dy, që kishin dhe kanë në dorë çelësat e kontratave me Epstein, nuk kishin asnjë arsye të kundërshtonin një projekt si ky, për të cilin flet analistja e inteligjencës amerikane. Sazani do të shërbente si pikë kontakti për lidhje të shumta me personalitetet më të larta të politikës, biznesit dhe kulturës perëndimore, gjë për të cilën ishin dhe janë të etur kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës në arrest. Kësisoj, projekti i Epstein, Sultan Ahmed dhe Erik Prince ishte i bazuar te vullneti i qeverisë dhe lidershipit të Shqipërisë, më shumë sesa në faktorët e tjerë, të cilët i përmend Edmonds.

Por ka edhe arsye të tjera për të provuar këtë hipotezë. Prova e parë lidhet me përpjekjet e Edi Ramës për të kompensuar përfitimet që do të kishte me Epstein, duke ia dhënë ishullin e Sazanit dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner. Dmth se ideja për ta dhënë këtë ishull për përfitime personale, që do të thotë ruajtjen e pushtetit, është e ngjizur në kohën e Epstein. Ndërkohë që tani ndërrohet emri i personit përfitues dhe është shpallur qëllimi turistik si justifikim i aktit të shitjes së ishullit të Sazanit. Ishulli i Sazanit mbeti kështu në “shitje” edhe pas burgosjes dhe vetëvrasjes së Jeffrey Epstein. Ende nuk dihet nëse ky ishull do të përdoret për të shfryrë perversitetin e Soros dhe globalistëve, që duan shkatërrimin e vlerave të shoqërisë. Por ideja e faljes së tij dikujt që i garanton Edi Ramës pushtet të pakufizuar në të gjitha pikëpamjet është e huazuar nga viti 2016.

Kush do ta pësojë në rastin konkret? Të gjithë ne, pra shqiptarët. Por vlonjatët janë më të rrezikuarit. Ata do të bëhen eksperimenti i parë i perversitetit globalist të qeverisë shqiptare, të cilën e mbështesin pa kushte. Se si njerëz me virtyte të jashtëzakonshme si vlonjatët mbështesin një kryeministër pervers të modelit Soros dhe Epstein, kjo do të duhej studiuar nga ekspertë të socio-psikologjisë. Por e vërteta nuk mund të fshihet. Çdo gjë që do të bëhet në Sazan do ta paguajnë me çmimin e zhveshjes nga identiteti më së pari vlonjatët dhe prej Vlorës ky identitet do të vijojë të humbasë edhe në trevat e tjera të Shqipërisë.

Momenti i dytë ka të bëjë me faktin se Rama dhe Veliaj ndërtuan miniishuj në kryeqytet dhe disa qendra të tjera, sidomos në jug të vendit, me qëllim shfryrjen e epsheve çnjerëzore, njësoj siç bëhej në ishullin Epstein në Karaibe.

Momenti i tretë është marrëveshja e Edi Ramës me Erik Prince për ndërtimin e një qendre moderne në Kashar për survejimin e shqiptarëve. Edhe për këtë modeli është marrë nga ishulli i Jeffrey Epstein në Karaibe. Njësoj si në atë ishull, shqiptarët do të jenë në syrin e kamerave të qeverisë shqiptare dhe Epsteinëve të mbetur gjallë, kudo që janë: në punë, në rrugë, madje edhe në hyrjet e pallateve, në oborret e shtëpive të tyre e deri te dera e çenefeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *