OPINIONTË FUNDIT

Serbi e akuzoi, por ky është çmimi për shqiptarin në Australi!

Futbollisti Medin Memeti është zgjedhur lojtari i muajit janar për Melbourne Cityn në Australi.

Tifozët e kanë spikatur ndër lojtarët e tjerë.

Tre gola të shënuar dhe një tjetër i asistuar në tri ndeshjet e fundit, kanë bërë që të kthehet në kryefjalë për klubin e tij.

Viti 2026 po e shikon në formë mjaft të mirë, ndërsa duhet thënë se kontakte për të nuk kanë munguar nga FSHF.

Talenti 18-vjeçar i sulmit ndërkohë është i pafajshëm nga federata, sa u përket akuzave të serbit Justin Vidiq.

Ky i fundit pretendonte se Memeti është treguar racist duke i thënë “cig*n” gjatë një ndeshje.

Memeti është produkt i akademisë së Melbourne Cityt.

Deri tani është ndër talentet që tregohen me të ardhme të ndritur, ndërsa luan për moshat e Australisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *