TË FUNDIT

Kërkohet paraburgim për katër të dyshuar për grabitje në Ferizaj

Kërkohet paraburgim për katër të dyshuar për grabitje në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve Xh.S., Sh.R.,M.B., dhe F.G., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Grabitja”.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit duke vepruar si grup i përbashkët, kanë kryer grabitje të armatosura në pika të ndryshme të karburanteve në lokacione të ndryshme si dhe në zyrat e KEDS në Shtime, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ne bashkëkryerje “Grabitje” nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se në vendin e ngjarjes, nga Policia si prova materiale janë sekuestruar: Pistoleta e tipit F.B, nr 15567 me një karikator dhe 7 copë fishek te kalibrit 9 mm, pistoletë pa nr.serik me 2 karikator 15 copë fishek te kalibrit 9 mm, një kapelë e zezë dhe një palë dorëza të punës dhe një (1) jelek antiplumb./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *