SPORTITË FUNDIT

Ylli sllovak nuk di shumë për Kosovën, çudit me deklaratë

Përfaqësuesi i Sllovakisë, Leo Sauer, i cili luan me fanellën e Feyenoord Rotterdam, vazhdon të justifikojë besimin që merr rregullisht te klubi i tij.

Të dielën, në ndeshjen e javës së 20-të të Eredivisie, futbollisti Sauer shënoi gol kundër Heracles Almelo, duke kontribuar në fitoren 4:2 të skuadrës së tij.

Te Feyenoordi, Leo Sauer (20 vjeçar) po përjeton një periudhë shumë pozitive, duke gëzuar besimin e plotë të trajnerit Robin van Persie dhe duke qenë rregullisht pjesë e formacionit startues.

Për një lojtar kaq të ri, situata është më shumë se ideale.

Ai është afirmuar edhe në kombëtaren e Sllovakisë, për të cilën ka luajtur në të gjashtë ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe deri tani numëron 10 paraqitje me ekipin kombëtar.

Trajneri Francesco Calzona pritet të mbështetet sërish tek ai në play-off-in e muajit mars, ku Sllovakia do të përballet me Kosovën në gjysmëfinale.

“Të jem i sinqertë, nuk di shumë për këtë kundërshtar, nuk i kam parë duke luajtur.

Por ata kanë mposhtur Suedinë dhe të gjithë thonë se kemi përballë një rival të fortë, prandaj duhet të përgatitemi shumë mirë,” tha Sauer për faqen e Federatës së Futbollit të Sllovakisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *