TË FUNDIT

Detaje nga aksioni i Policisë dhe Prokurorisë në Prizren: Mbi 100 komisionerë ndalohen për manipulim votash

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në regjionin e Komunës së Prizrenit.

Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ndryshe më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim.

Në këtë komunë pas rinumërimit është evidentuar se janë manipuluar rreth 30 mijë vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *