OPINIONTË FUNDIT

Tali: As deputeti, as kandidati nuk kanë imunitet ndaj vjedhjes së votave

Rinumërimi i pjesshëm i votave ka zbuluar dallime të mëdha për disa kandidatë, duke ngritur dyshime mbi rregullsinë e procesit zgjedhor.

Këto mospërputhje kanë shkaktuar debat publik dhe thirrje për hetim institucional dhe rinumërim të plotë për të garantuar integritetin e zgjedhjeve.

Ndryshimet janë evidentuar në disa qendra votimi, duke e bërë situatën më shqetësuese, ndërsa disa deputetë kërkojnë transparencë dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet.

Analisti Driton Tali. Në një prononcim për “Bota sot”, se as deputeti, as kandidati për deputet nuk kanë imunitet për vjedhje të votave.

Ai kërkoi që gjyqësori të veprojë pa tolerime, duke shtuar se nuk ka më arsye për heshtje apo mungesë veprimi ndaj shkeljeve të tilla që përsëriten që nga paslufta.

“Deputeti” për vjedhje të votave nuk ka imunitet!

Gjersa “kandidati për deputet” edhe ma hiç!

Gjyqësor, i ke faktet vepro!

Mjaftë ke heshtur duke u arsyetuar “me mungesë faktesh” për këtë shëmti që na përsëritet që nga paslufta.

Nuk duhet të ketë tolerime për askënd, si është ajo thënia e famshme “bash me kon’ ai edhe i biri Adem Jasharit!” – deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *