Sinkronizohen krerët e shtetit: Ulen të tre në karroca në takim me përfaqësues të HANDIKOS
Sinkronizohen krerët e shtetit: Ulen të tre në karroca në takim me përfaqësues të HANDIKOS
Krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani e kryeparlamentari Glauk Konjufca patën sot disa vizita të veçanta në zyret e tyre.
Ata pritën në takim persona me aftësi të kufizuara në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, shkruan lajmi.net.
Ajo që shkaktoi reagime në opinion, është fakti se Kurti, Osmani e Konjufca, i pritën vizitorët të ulur në karroca, në shenjë “solidarizimi” me ta.
Kryeministri, presidentja e kryeparlamentari u zotuan se do të shtyjnë përpara përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës. /Lajmi.net/