OPINIONTË FUNDIT

Manovrat e fshehta të Serbisë kundër Kosovës, Biserko zbulon planin e Vuçiqit

Dita më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk kishin krijuar një aleancë kundër Austrisë, sepse Austria është ushtarakisht neutrale, por kundër Serbisë dhe popullit serb.

“Në Beograd e kuptojmë mirë aleancën e re ushtarake të krijuar midis Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës”, deklaroi Vuçiq.

E ndaj kësaj akuze të Vuçiq, reagoi Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviq, i cili bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare e bën në mënyrë transparente”, theksoi Bozhinoviq.

E në lidhje më këto deklarata, për “Bota sot” foli Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Ajo theksoi se, viktimizimi është pjesë strategjike e Vuçiqit, derisa tha se akuzat e tij ndaj Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë janë vetëm një manoër politike.

“Narrativa e viktimizimit përbën një element qendror të strategjisë politike të Aleksandar Vuçiqit dhe rezistencës së regjimit. Duke e paraqitur “popullin serb” si objektivin kryesor të kërcënimeve të supozuara të jashtme, Vuçiq e ngatërron autoritetin e tij personal me shtetin dhe kombin, duke e riformuluar kështu kritikën ndaj politikave qeveritare si armiqësi ndaj vetë Serbisë. Në këtë kontekst, akuzat e tij të fundit duhet të kuptohen si një manovër politike mbrojtëse në përgjigje të kufizimeve në rritje të brendshme dhe të jashtme. Ndërsa një retorikë e tillë mund të konsolidojë mbështetjen midis disa grupeve zgjedhore vendase, ajo ka besueshmëri të kufizuar përtej kufijve të Serbisë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, akuzat e tilla janë nxitëse dhe asgjë më shumë, pasi nuk ka prova për një aleancë ushtarake të fshehtë ose anti-serbe.

Në këtë rast, u shpreh se, ndërkombëtarët SHBA dhe BE, nuk i besojnë më Vuçiqit, për shkak të nxitjes së krizave në rajon, veçanërisht në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *