Hoti: Nga mundësia për njohje reciproke, dialogu ka përfunduar me diskutim për zbatimin e Asociacionit
Hoti: Nga mundësia për njohje reciproke, dialogu ka përfunduar me diskutim për zbatimin e Asociacionit
Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth takimit të djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Bruksel.
Hoti e ka quajtur degradim duke shtuar se nga mundësia për njohje reciproke, dialogu ka përfunduar me diskutim për zbatimin e Asociacionit, përcjell lajmi.net.
‘’Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit’’, ka shkruar deputeti.
Postimi i plotë:
Çfarë degradimi!
Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit./Lajmi.net/