LIVE: VV merr avantazh të madh, PDK dhe LDK mbeten pas – rezultati që po trazon garën për deputetë!
Numërimi i votave me kusht: VV kryeson, pasojnë PDK dhe LDK
KQZ po vazhdon me numërimin e votave për kandidatë për deputetë.
Der më tani, janë numëruar 43,86% e votave me kusht, derisa kanë mbetur edhe 30 kuti për të përfundur edhe ky lloj i votave, transmeton “Bota sot”.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë proces po vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje prin me 51,60 për qind apo 1840 vota.
Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 20.53 për qind apo 732 vota.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës 11.10 për qind apo 396 vota.
Kurse, në vendin e katër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka arritur t’i marrë vetëm 288 vota apo 8.08%.
