FSK forcohet, Serbia dhe propaganda e saj alarmohen
Armatosja dhe furnizmi me pajisje ushtarake e FSK-së, ka bërë që Serbia të alarmohet.
Mediat proqeveritare dhe tabloidet në Serbi po zhvillojnë një fushatë dezinformuese, duke e paraqitur furnizimin e Kosovës me sistemin kundërtank “Panzerfaust 3” si kërcënim për paqen në rajon.
Pajisjen e FSK-së me këtë artileri, mediat si Telegraf, Blic, Sputnik Srbija, Pravda dhe RT Ballkan, e konsiderojnë pjesë të projektit “Shqipëria e Madhe”, si akt agresioni ndaj Serbëve dhe Serbisë, si dhe si “armatim të paligjshëm.
Disa prej tyre flasin për “goditje të re të Gjermanisë” dhe për “armë të rrezikshme që po i vijnë Prishtinës”, duke e paraqitur bashkëpunimin e Kosovës me partnerët perëndimorë si faktor destabilizues për rajonin.
Alpha Male
Силна потенција дури и после 70 години! Рецептот е едноставен
Научете повеќе
“Forca e Sigurisë së Kosovës duke e ditur se do të jetë e gatshme dhe e aftë ta mbroj vendin , kjo nuk i pëlqen Serbisë. Prandaj propaganda e saj është dhe do të jetë në të ardhme, se ajo nuk është e interesuar që ta sheh një ushtri të fort të Kosovës. Por nuk duhet të harrojmë, balancimi i forcave ushtarake në terren mes dy shteteve prodhon paqe dhe siguri, sa më e fort të është FSK, paqe do të ketë të qëndrueshme jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë por edhe Ballkanin Perëndimor”, deklaroi profesori i kriminalistikës, Avni Islami.
ADVERTISING
Sipas tij, FSK çdo ditë e më shumë po forcohet për ta ruajtur integritetin dhe sovranitetin e vendit.
Në anën tjetër, njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se Serbia gjithw propagandwn e bënë në koordinim me Rusinë.
“Serbinë gjithmonë e kom pa si aleate të Rusisë gjegjësisht si transmetor i interesave gjeostrategjike ruse, por normal edhe asaj luftës hibride apo luftës speciale, që propaganda është një anë e fort e saj. Në aspektin destruktiv, gjegjësisht edhe pengimit të integrimit të Serbisë edhe normal integrimit të Republika Srpska-së nga federata e Bosnje dhe Hercegovinës por edhe tash në aktualitet pra sulmet e fundit që po ndodhin tash kjo propaganda për qështje të armatosjes së FSK-së”, tha Ibishi.
Së shpejti, FSK do të pranoj pajisjet anti-tank PANZERFAUST 3, pas dronëve SKYDAGGER që pranoi muaj më parë.
