“Njohjet e para nuk i keni sjellë ju, o tarzan”, Agim Aliçkaj ‘sulmon’ ish-deputetin Behrami për njohjet ndërkombëtare
Veprimtari Agim Aliçkaj ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit të PDK-së, Artan Behrami, pas deklaratave të tij për njohjet ndërkombëtare të Kosovës, për të cilat ka thënë se ata i kanë sjellë 118 njohje, kurse Kurti asnjë meritë në katër njohjet e fundit.
“Mos shit pallavra o Artan Behrami! Njohjet e para nuk i keni sjellë ju, o tarzan.
Ato kanë ardhur automatikisht si rezultat i shpalljes së pavarësisë, që është meritë e të gjithëve, më së shumti e Presidentit Bush e me radhë.
Tash, me secilin shtet duhet të punohet veç e veç, secili i ka interesat e veta specifike”, shkruan Aliçkaj në reagimin e tij.
