Familja e Haki Imerit: LDK u shkatërrua nga klanet, trashëgimia e Rugovës është sot te Kurti
Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike në Kosovë, duke deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur prej kohësh autenticitetin rugovian dhe është shndërruar në instrument të klaneve politike të lidhura me SHIK-un dhe PDK-në.
Në reagim theksohet se besimi qytetar që dikur gëzonte Ibrahim Rugova sot reflektohet te kryeministri Albin Kurti, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Guxo konsiderohen përfaqësuese të elektoratit rugovian.
Familja Imeri u bën thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të votojnë kundër korrupsionit, pazareve politike dhe kriminalizimit të shtetit, duke e parë procesin zgjedhor si akt vendimtar për forcimin e sovranitetit dhe demokracisë në Kosovë.
Shkrimi i plotë:
-Të dashur miq,
-Populli i Kosovës ka dëshmuar historikisht aftësi për të njohur dhe mbështetur lidershipin e vërtetë.
-Një lidership që ka përfaqësuar interesin e tij politik dhe kombëtar.
-Besimi i gjerë qytetar ndaj Ibrahim Rugovës nuk ishte rastësor.
-Ai ishte produkt i një vizioni politik të qartë dhe të qëndrueshëm.
-Sot, një nivel i ngjashëm besimi qytetar dhe politik reflektohet ndaj kryeministrit Albin Kurti.
-Duhet theksuar se ‘politikane’ që sot pretendojnë trashëgiminë politike të Ibrahim Rugovës janë, në shumë raste, pikërisht ata që gjatë jetës së tij ishin kundërshtarë të hapur të vizionit të tij politik.
-Madje, edhe pengues aktivë të veprimtarisë së tij – si Isa Mustafa dhe klani i tij, përfshirë sot “produktin” e tij, Lumir Abdixhiku.
-Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, shkatërrimi, përçarja dhe uzurpimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë një proces i dokumentuar.
-Po ashtu, edhe shndërrimi i saj në instrument të strukturave të errëta të Shikut të PDK-së, si dhe të interesave të ngushta politike të klaneve që fundosën filozofinë rugoviane dhe, bashkë me të, edhe LDK-në.
-Jemi dëshmitarë të këtyre zhvillimeve.
-Prandaj, zhurma e atyre që dikur e shkatërruan LDK-në e që sot pretendojnë se janë LDK, është e kotë.
-Ky proces ka pasur pasoja afatgjata për demokracinë në vend dhe ka sjellë në krye të kësaj partie një lidership të ndërtuar mbi ndëshkime, kurthe dhe praktika që kurrë nuk kanë qenë LDK, e as nuk kanë pasur lidhje me frymën rugoviane.
-Me fjalë, tjera, sot nuk ka më LDK si parti politike autentike, por grupe parapolitike të lidhura ngushtë me SHIK-un dhe PDK-në, që bashkëpunojnë për të ardhur në pushtet dhe për të ringjallur pazaret e dëmshme të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.
-Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Guxo përfaqësojnë sot një pjesë të konsiderueshme të elektoratit rugovjan..
-Një elektorat që historikisht ka mbështetur qasjen rugoviane të shtetndërtimit:të bazuar në sovranitet,në integritet territorial
dhe në institucionalizëm.
-Bashkëqeverisja e kualicionit LVV-GUXO është karakterizuar nga koherencë programore, si dhe nga rezultate konkrete në menaxhimin publik.
-Këto rezultate nuk kërkojnë retorikë të tepruar për t’u legjitimuar – ato vlerësohen drejtpërdrejt nga qytetari.
-Qytetari i Kosovës sot është më i vetëdijshëm politikisht .
-Përrallat me “mbretër të gangsterëve” politikë të opozitës nuk i blen më.
-Siç po shihet, ekziston një konsensus në rritje se praktikat e pazareve politike me Serbinë kanë cenuar interesin shtetëror.
-Këto praktika janë zhvilluar nga ish-udhëheqës si Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa dhe duhet të refuzohen qartë dhe në mënyrë demokratike më 28 dhjetor.
-Instrumenti i vetëm legjitim për këtë refuzim mbetet vota e lirë e qytetarëve.
-Në këtë kontekst, mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Guxo eshte një zgjedhje që synon shkëputjen nga ‘elitat’ e komprometuara të së kaluarës dhe ndërtimin e një qeverisjeje të bazuar në ligjshmëri, transparencë dhe sovranitet shtetëror.
-Procesi zgjedhor që po afrohet duhet kuptuar si një akt me karakter plebishitar, në mënyrë që shteti i Kosovës të fortifikohet ndaj armiqve të jashtëm dhe të brendshëm.
-Një votim kundër korrupsionit qe kishin mbjelle e ujitur pushtetet banditeske te opozites , per dy dekada ..
-Duhet te votohet kundër kriminalizimit të politikës,
dhe kundër instrumentalizimit të luftës për përfitime personale.
-Vota për Albin Kurtin, Donika Gërvallën dhe ekipin qeverisës që ata përfaqësojnë nënkupton mbështetje për lirinë politike, për pavarësinë e vendimmarrjes dhe për ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës në tërësinë e saj.
