“Një metër dru i bën dhjetë rrëmojsa”, Bukuroca ironizon fort me Bedri Hamzën: Gënjeni, por…
Publicisti Lis Bukuroca, ka komentuar deklarimet rreth punës së Bedri Hamzës sa kishte qenë Ministër i Financave.
Bukuroca përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që të gënjejnë, por me shije.
Sipas tij, duhet të gënjejnë për toke që të mos i humbasin edhe ata pak votues që iu kanë mbetur.
“Askund në botë nuk ndërton ministri i financave rrugë e shkolla, as nuk mund të ulë tatime!
Po e dëmtojnë shumë Hamzën. Ai nga një metër dru, i bën dhjetë rrëmojsa!”, ka shkruar Bukuroca.
Shkrimi i plotë:
Ministër i finacave dy vite dhe ka bae betin!
Rreni, por rreni pak me shije ju lutem. Hamza paska ndërtuar mijëra kilometra rrugë. Ndoshta mijëra metra! Ose Mitrovicë-Berlin!
“100 shkolla”, e Mitrovica e Jugut me 16 katunde, i ka 28 shkolla! Paska zbritur tatimet si Kuvend! Rreni për toke ju lutem se po i humbni edhe ata pak votues që ju kanë mbetur!
Askund në botë nuk ndërton ministri i financave rrugë e shkolla, as nuk mund të ulë tatime!
Po e dëmtojnë shumë Hamzën. Ai nga një metër dru, i bën dhjetë rrëmojsa!
