Çitaku: Kurti dhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban edhe asociacionin
Çitaku: Kurti dhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban edhe asociacionin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili përmban edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Çitaku pas përfundimit të takimit të Kurtit me Vuciq, me ndërmjetësim të BE-së, tha që fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës, transmeton lajmi.net.
“Nga përvoja, ajo çka deklaron ndërmjetësi është më afër së vërtetës. Pra edhe Kryeministri Kurti, edhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban Asociacionin dhe marrëveshjet e mëhershme. Fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës”, ka shkuar Çitaku./Lajmi.net/