Ҫun Lajҫi: Vendit s’do t’ia lë zhgënjimin, do votoj Albinin, Albulenën, Gërvallen, Konjufcën..
Artisti thotë se votën do t’ia jap Albin Kurtit, që të mos e lë vendin në zhgënjim.
Mirëpo, përmend edhe emrat tjerë të Vetëvendosjes që do të marrin votë nga ai.
Albulena Haxhiu, Ejup Maqedonci, Donika Gërvalla, Glauk Konjufca e të tjerë do të marrin vota poashtu nga ai.
Postimi i plotë:
( Kujdes: – ata që ofendojnë do ti bllokon FB!)
“Edhe kësaj radhe… e pastaj”
Edhe kësaj radhe,
madje veç edhe këtë herë,
(se e keni zgjedhë muajin kur unë i mbush 79 vjet),
si njeri që s’e ka hupë krejt shpresën
e s’ka qejf me ia lanë vendin zhgënjimit,
votën time po ia jap Albinit,
me lutjen e heshtun
që oborri i partisë tij dhe i shtetit
të pastrohet njiherë e përgjithmonë
prej t’paqenunit që s’dinë as me u turpnue.
Albulena dhe Ejup Maqedonci
i kanë emnat e tyne n’fletën teme të votës.
Dora s’më dridhet as kësaj radhe —
jo prej verbnisë,
po prej vendimit:
Gërvalla, Konjufca, Rizvanollka, Çeko,
edhe Burim Demiri i Gjilanit.
Burimin madje me shumë dëshirë,
se fjala i del me za,
e koka s’i rrin ulë.
“Edhe këtë luftë e do t’martohem”,
thoshte nji film i vjetër
kur pranvera vinte me vonesë.
E unë po e përsëris sot,
me ironi t’butë e shpresë t’lodhun:
edhe kësaj radhe…
e pastaj do t’shohim
a vjen pranvera
apo na rrejti edhe kjo herë.
14.12.2025
