POLITIKATË FUNDIT

Agim Bahtiri, analistëve: E vërteta nuk vritet

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka reaguar përmes një postimi ku akuzon disa analistë se po përpiqen të shtrembërojnë zhvillimet në veri të Mitrovicës dhe të mohojnë të drejtën e votës për diasporën.

Bahtiri thotë se “banalistët” tash e tutje do të merren vetëm me dy çështje:

“Të vrasin dhe zhdukin të vërtetën për atë që ka ndodhur në Veri që prej ardhjes së Albin Kurtit”;

“T’i mohojnë diasporës të drejtën e votës duke përdorur mekanizma për t’ia ndaluar këtë të drejtë.”

Postimi i Bahtirit:

NUK “VRITET” E VËRTETA.

📌Popull i dashur, mbani mend këtë:

Disa analistë (lexo: banalistë), tani e tutje do të flasin vetëm për këto 2️⃣ çështje:

1. Si ta “vrasin” e ta “zhdukin” të vërtetën që ka ndodhur në Veri që prej ardhjes së Albin Kurtit;

2. Si t’ua mohojnë diasporës të drejtën e votës dhe të përdorin të gjithë mekanizmat për t’ua ndaluar këtë të drejtë.

KOT E KENI! NUK “VRITET” E VËRTETA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *