ROZËTË FUNDIT

A ndodhi puthja e parë në Big Brother VIP Kosova 4?

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ndezur diskutimet për raportin mes Edit dhe Dolces në Big Brother VIP Kosova.

Në pamje, dy banorët shihen tepër të afërt.

Edi pozicionohet sipër Dolces, ndërsa ajo e ledhaton në mënyrë të butë dhe të afërt.

Më pas, Edi afron kokën drejt saj dhe momenti duket se përfundon me një puthje, e cila, nëse konfirmohet nga produksioni, do të jetë puthja e parë e këtij edicioni.

Dyshja kohëve të fundit janë shfaqur dukshëm më të afërt, duke kaluar shumë kohë së bashku, çka ka bërë që publiku të dyshojë për një lidhje që po lind brenda shtëpisë.

Ky moment tashmë po komentohet gjerësisht në rrjet, ndërsa pritet të shihet nëse produksioni do ta transmetojë edhe në Prime-in e radhës.

@realitetiofficial ndodhi puthja e parë në shtëpi mes Edit dhe Dolces? #bigbrothervipalbania #bigbrothervipkosova #fyp #kosova #bigbrother ♬ original sound – Realiteti News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *