Ekzaltimi i Abdixhikut për fitoren në Prishtinë, Tali “zbulon” arsyen: Po e “fryn” për ta paraqitur…
Lidhja Demokratike e Kosovës po e paraqet fitore në Prishtinë si një arritje të madhe, por rezultatet e tjera të zgjedhjeve tregojnë humbje të rëndësishme.
Partia ka humbur komuna që i ka udhëhequr për vite me radhë dhe që dikur njiheshin si bastione të saj, si Fushë Kosova dhe Obiliqi, si dhe ka pasur rezultate jo të favorshme në raundin e parë në Podujevë e Gjilan. Kjo tregon se fitorja e kryeqytetit, megjithëse simbolike dhe me peshë politike, nuk i kompenson të gjitha humbjet e tjera.
Analisiti, DritonTali në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se fitorja në Prishtinë është shumë e rëndësishme politikisht, pavarësisht mënyrës se si u arrit, pasi bëhet fjalë për kryeqytetin.
ImageAnalisiti, DritonTaliFoto galeri
Megjithatë, ai thekson se zgjedhjet lokale nuk mund të quhen të suksesshme për shkak të humbjes së Fushë Kosovës e Obiliqit, si dhe të disfavorshmeve në raundin e parë në Podujevë e Gjilan, dikur bastione të forta.
“Fitorja e Prishtinës është e rëndësishme, pa marrë parasysh se si u arrit. Fundja s’çon peshë nëse ishte fitore bindëse apo fitore me koalicion të gjerë. Megjithatë, është fitore e rëndësishme politike sepse kemi të bëjmë me kryeqytetin.
Mirëpo, këto zgjedhje lokale nuk mund të quhen sukses, duke pasur parasysh humbjen e Fushë Kosovës dhe Obiliqit, si dhe humbjet në raundin e parë në Podujevë e Gjilan (për pak – rreth 100 vota), dikur bastione të saj.
Ajo që u pa qartë kësaj here, sa i përket zgjedhjeve lokale, është se rolin kryesor e patën kandidatët, përkundër bastioneve të partive siç janë bie fjala Skenderaj, Deçani apo Istogu, ku paraprakisht pothuajse dihet se kandidati i cilës parti do të fitojë. Ndonëse edhe atë aspekt e theu Ramiz Lladrovci, i cili e mposhti partinë e tij”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Tali ka shtuar se rëndësia e individëve në zgjedhje u vërtetua edhe me ruajtjen e pozitave nga ish-kryetarët në Kamenicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë.
“Rolin e individëve e cimentoi edhe ruajtja e pozitave nga ish-kryetarët në Kamenicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren e Gjakovë.
Nëse partitë e kanë kuptuar këtë mesazh dhe konform këtij mesazhi i përpilojnë listat zgjedhore, atëherë pritet që këto zgjedhje të parakohshme që pritet të mbahen tash, të jenë interesante. Dhe unë besoj se cilado parti që arrin të rekrutojë individë të respektuar në shoqërinë tonë, edhe do të performojë më mirë.
Pra, jo vetëm LDK, por edhe partitë tjera duhet ta kenë kuptuar këtë mesazh.
Për t’iu përgjigjur edhe më tej pyetjes suaj, edhe LDK veproi konform kësaj atmosfere. Ndonëse u pa një afrim më i madh me PDK-në. Dhe ky afrim natyrisht se shkaktoi edhe polemika, që është e kuptueshme duke pasur parasysh historinë e (jo)bashkëpunimit mes tyre në të kaluarën e afërt”, ka shpjeguar ai.
Në fund, Tali vlerësuar se është normale që LDK ta shfrytëzojë fitoren në Prishtinë.
Promoted Content
Со години страдав од дијабетес, а сега мојот шеќер е 5 ммол!
Dia Drops
Mustafa i kërkoi Kurtit të mos garojë në këto zgjedhje, vjen reagimi i par…
botasot.info
Исчистете ги брадавиците и папиломите со овој трик!
Parazol
Пронајден е најмоќниот лек за ќелавост!
Lossless
Sipas tij, Abdixhiku po e “fryen” këtë fitore sepse ka shumë presione brenda partisë dhe rrezikon të detyrohet të japë dorëheqje, ngjashëm me Krasniqin në PDK.
“Sa i përket përdorimit të fitores së Prishtinës nga LDK, kjo është e pritshme. Është formë e fushatës politike, madje edhe e arsyetimeve qoftë grupore qoftë personale, sepse z. Abdixhiku udhëheq një parti e cila ka shumë hisedarë brenda saj, dhe ai e di këtë. Andaj mundohet që fitoren e Prishtinës ta fryjë sa të mundet, duke e paraqitur edhe si fitore të veten, sepse ai e di se mund edhe të shkarkohet apo të detyrohet të japë dorëheqje, ashtu siç dha z. Krasniqi nga PDK”, ka përfunduar Tali.
