OPINIONTË FUNDIT

Hill përmendi “një Fehmi” në dëshminë e tij, Bytyçi reagon ashpër: Si mund të harrohet Fehmi Agani?!

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill ka vazhduar dëshminë e tij si dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në gjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në ditën e parë të dëshmisë, Christopher Hill mes tjerash ka treguar për një takim me Rexhep Selimin, për të cilin fillimisht kishte menduar se është ai i cili mund të merrte vendime në emër të UÇK-së.

Përveç kësaj, ai ka thënë se u acarua kur e kuptoi se vendimi nuk merrej nga ai dhe se i ishte thënë nga Selimi se duhej të priste.

Fillimisht, Hill e ka përmendur një takim në Likoc në të cilin sipas tij kishin shkuar bashkë me Fehmi Again si pjesëtar i LDK-së, si dhe dy gazetarë duke përfshirë Veton Surroin dhe Blerim Shalën.

“Ka qenë një Fehmi. Më duket se në këtë takim ka qenë një pjesëtar i LDK-së, më duket Fehmi Agani; dy shqiptarë të njohur: Veton Surroi- gazetar kanë qenë e ishte njëri prej tyre dhe Blerim Shala personi i dyte”, tha Hill.

E pikërisht këtë deklaratë e ka piketuar publicisti Enver Bytyçi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se Hill kishte bashkëpunuar ngushtë me veprimtarin Fehmi Agani si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Rugova.

“Amasadori Chrstopher Hill është diplomat shumë i njohur për shqiptarët. Ai ishte numri dy pas Hollbrook gjatë kohës së luftës në Kosovë, i cili ndërmjetësoi me vite në diplomacinë parandaluese. Nga sa kam lexuar, ndryshe nga Rubin e ndonjë tjetër, Hill ishte përkrahës i Ibrahim Rugovës dhe bënte thirrje për ta konsideruar atë si faktor kryesor. Ai bashkëpunoi ngushtë me numrin dy të LDK-së, Fehmi Aganin”, ka thënë Bytyçi.

ImageProf. Dr. Enver BytyçiFoto galeri
Për profesor Bytyçin është absurde se si Hill-it nuk i kujtohej emri i Fehmi Aganit, ndërsa emrat si ata të Blerim Shalës e Veton Surroit po.

“Por dje dhe sot në Gjykatën Speciale gjatë dëshmisë së tij Hill tha se nuk i kujtohej një takim me Fehmi Aganin. “Ishte një Fehmi” , tha ai. Pastaj përmendi emrin Fehmi Agani disa herë. Nuk besoj se Hill vuan nga demenca. Sepse emri i Vetonit dhe Blerim Shalës i kujtohej shumë saktë. Nuk po kujtohej për gjeniun e lëvizjes paqësore dhe të psikologjisë shqiptare, profesor Fehmi Aganin!”, ka nënvizuar ai.

Kështu profesori theksoi se nuk do të kuptohet asnjëherë nëse ky rast ishte “truk” për të fshehur diçka apo një shpërfullje e qëllimshme e Hillit.

“Një truk për të fshehur diçka që nuk shkonte në vendin dhe kohën e caktuar kur po dëshmonte, apo një shpërfillje e tij, këtë nuk do ta kuptojmë asnjëherë. Sido që të jetë Christopher Hill edhe kësaj radhe na zhgënjeu. U shfaq si një diplomat pa karakter, pa integritet dhe pa dinjitet. Diplomatët e rracës nuk fshihen as nuk fshehin asgjë. Ata as harrojnë madje. Janë të drejtpërdrejtë! Hill u shfaq diçka tjetër!”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *