OPINIONTË FUNDIT

“Vjedhja e votës në Norvegji”, Gëzim Mekuli paralajmëron veprime drastike

Publicisti nga Norvegjia, Gëzim Mekuli, ka reaguar ashpër pas mosmbërritjes së fletëve të votimit me postë, duke e cilësuar këtë si një “vjedhje të drejtes së votës”.

Mekuli paralajmëroi se do të raportojë rastin në autoritetet norvegjeze dhe do të zbulojë përgjegjësit, duke mos përjashtuar mundësinë e implikimit të individëve në Kosovë.

Ai përshkroi situatën si “katastrofë” dhe e quajti një akt manipulimi dhe shantazhimi ndaj procesit zgjedhor, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ma vodhën….

SOT, e shtunë, nuk më erdhën fletët e votimit me postë.

NËSËR, e diele, posta është e mbyllur. Pra më është vjedhur e drejta për të votuar. Katastrofë! Manipulim e shantazhim!

Pasha tokë e qiell, do lëvizë gurë e dru e do të faktizoj diverzantët e votimit.

S’pari ky rast do të paraqitet në policinë norvejjeze dhe, më pas, të shohim se kush është përgjegjësi: këta këtu në Norvegji apo bashibozukët në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *