OPINIONTË FUNDIT

Peci përball Tahirit / Nga “skandalet” e tetorit tek balotazhi i nëntorit: Fitore e qytetarëve apo e pushtetit të vjetër?

Të dielën, më 9 nëntor, do të zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve për ato komuna që kanë shkuar në balotazh. Një ndër komunat ku do të mbahet balotazhi është edhe Mitrovica.

Kandidatë për kryetar që do të përballen të dielën janë: Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në rundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtura më 12 tetor, rezultati mes këtyre dy kandidatëve ishte shumë i ngushtë: Tahiri mori 47.91%, ndërsa Peci 47.78%.

Përveç garës së ngushtë, fushata e këtyre zgjedhjeve është shquar edhe për sulmet ndaj Pecit dhe manipulimet e mundshme të votave, jo vetëm nga kundërkandidatët, por edhe nga disa media dhe exit-poll-e.

Për këtë arsye, Faton Peci ka bërë edhe kallëzim penal kundër individëve të caktuar. Ai ka deklaruar:

“Pas analizës së thellë të procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut dhe shqyrtimit të dëshmive e argumenteve të manipulimeve dhe ndikimit të palejueshëm e kriminal në votën e qytetarëve, njoftojmë opinionin se do të dorëzojmë kallëzim penal ndaj personave të mëposhtëm: Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Visar Imeri, Ilir Mirena, Valon Syla, Ermal Panduri, Valon Feka, Shkumbin Kajtazi dhe të tjerë, për dyshimin e bazuar të cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve, të sanksionuar me nenin 210 dhe të falsifikimit të rezultateve të votimit sipas nenit 216 të Kodit Penal të Kosovës”, kishte shkruar Peci.

Rundi i dytë pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës së Jugut.

Nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht nga Guxo dhe përkrahësve të Faton Pecit, pritet fitorja e tij në balotazh, duke theksuar se ajo do të vijë përkundër skandaleve dhe manipulimeve të ndodhura gjatë rundit të parë më 12 tetor.

Hajdaj: Koalicionet nuk do t’i sjellin avantazh kandidatit të PDK-së

Anëtari i kryesisë së listës Guxo, Kujtim Hajdaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se skandali gjatë zgjedhjeve komunale të 12 tetorit në Mitrovicë, kur exit pollet e porositura shpallën fitues të parakohshëm kandidatin e PDK-së Arian Tahiri, tregoi qartë se ata që qëndronin pas këtij komploti e dinin se Fatoni do të fitonte

Sipas tij, Mitrovica është kthyer në arenë përplasjesh mes dy koncepteve: atyre që duan ta mbajnë pushtetin e dështuar të PDK-së dhe atyre që kërkojnë ndryshim.

ImageKujtim HajdajFoto galeri
“Duke u bazuar në skandalin e madh që ndodhi ditën dhe natën e zgjedhjeve komunale me 12 tetor në Mitrovicën e Jugut, kur exit polle të porositura e shpallën si fitues të parakohshëm kandidatin e PDK-es, Arian Tahiri, u kuptua shumë qartë se të gjithë ata që qëndronin pas atij komploti e dinin se Fatoni do të dilte fitues i zgjedhjeve Dhe kështu, sot Mitrovica e Jugut, po shndërrohet në një betejë të madhe në mes dy koncepteve diametralisht të kundërta njëra me tjetrën: në një anë me ata që me çdo kusht donë të ruajnë pushtetin e vet që doli të jetë krejtësisht i dështuar, kjo ngase PDK asnjëherë se kishte ba prioritet zhvillimin e kësaj pjesë të Mitrovicës, ani pse kjo paraqet interes të madh strategjik për pavarësinë e Kosovës E kur kësaj t’i shtojmë edhe zbulimin e aferave tjera korruptive të ish pushtetit lokal të Bedri Hamzës, kjo po na vërteton faktin se pse Mitrovica e Jugut ka ngecje dhe ka mbet prapa në raport me komunat tjera me të zhvilluara në Kosovë”, ka thënë ai

Sipas tij, fakti që Peci doli i pari në rundin e parë të zgjedhjeve e forcon bindjen se ai do të fitojë edhe në balotazh më 9 nëntor

“Në anën, tjetër, e kemi konceptin e ri për qeverisje të mirë të Lëvizjes VETËVENDOSJE, me të cilin koncept po garon Faton Peci, ish ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti II Dhe nëse do të bazohemi në realitetin që po e lënë prapa qeverisja e keqe komunale e PDK-es në Mitrovicën e Jugut, dhe në gjurmët e sukseseve të theksuara që i ka lanë prapa vetes ministri Faton Peci në fushën e bujqësisë, atëherë mund të themi me plotë bindje se Faton Peci sot si kurrë më parë, i duhet Mitrovicës së Jugut dhe qytetarëve të saj të cilët presin ndryshime të mëdha për të bërë komunën e tyre më atraktive, me të jetueshme, me të sigurt dhe me të zhvilluar ekonomikisht Fatoni këtë ambicie për udhëheqje efikase e tregoi edhe më shpalosjen e programit të vet qeverisës që i jap shpresë të madhe qytetarëve të Mitrovicës së Jugut, se do të kenë një mirëqenie dhe ardhmëri me të mirë Por, edhe fakti që kandidati i LV Faton Peci doli i pari në rundin e parë të zgjedhjeve me 12 tetor, me gjithë konstruksionet e bëra kundër tij, do t’i jep një garanci me të madhe për të dal fitues edhe në zgjedhjet e balotazhit me 9 nëntor”, ka theksuar ai

Gjithashtu, Hajdaj ka shtuar se megjithëse kandidati i PDK-së Tahiri ka krijuar koalicione me parti të tjera, përfshirë LDK-në, ato nuk do t’i sjellin avantazh në zgjedhje.

“Anipse rreth kandidatit të PDK janë rreshtuar disa koalicione, në mesin e tyre edhe LDK, prapëseprapë interesi i zgjedhësve të partive tjera humbëse do të jetë shumë më i vogël për të dal në zghedhje, që do të thotë se kandidatit të PDK-es, Arian Tahiri, këto koalicione s’do t’i sjellin avantazh apo garanci se do t’i fitoj zgjedhjet Përkundrazi, këtyre ditëve kemi parë kritik në radhët e PDK-es që kanë deklaruar se koalicioni me qytetarët do i kishte sjell më shumë përkrahje kandidatit të tyre Dhe pikërisht, lidhja e koalicionit me qytetarët do t’i krijoj avantazh dhe siguri me madhe Faton Pecit, me faktin se në sytë e qytetarëve të Mitrovicës së Jugut, po shihet si kryetar i tyre më i besueshëm, larg interesave që do ta lidhnin me partitë tjera, kjo me faktin se jo rrallë herë koalicionet bashkëqeverisëse i kanë pengu dhe shatazhuar kryetarët e komunave për të realizuar me sukses programet e veta qeverisëse Prandaj, unë besoj se me 9 nëntor Fatoni do të marrë mbështetje të madhe nga ekektorati i Mitrovicës së Jugut, për t’i japë mundësinë që të punoj me duar të pastra dhe të jetë në shërbim të tyre”, ka deklaruar Hajdaj.

Rexhepi: PDK, LDK dhe AKR mbrojnë vetveten, jo qytetin

Kurse Agim Rexhepi nga Guxo ka theksuar se balotazhi i 9 nëntorit nuk është thjesht një garë zgjedhore, por një përballje mes ndershmërisë dhe korrupsionit, mes punës dhe pazareve politike

“Në Mitrovicë, përballja e 9 nëntorit nuk është thjesht një balotazh zgjedhor, por është një përballje mes ndershmërisë dhe korrupsionit, mes punës dhe pazareve, mes të ardhmes dhe të kaluarës që e ka shkatërruar këtë qytet për dekada të tëra Në njërën anë qëndron Faton Peci, njeriu i punës, i rezultateve, dhe i vizionit të qeverisjes së drejtë që e mishëron qasjen e Albin Kurtit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje Në anën tjetër janë bashkuar të gjitha partitë e vjetra, të rrëzuara nga populli, të njollosura me korrupsion e pazare të pista politike”, ka thënë ai.

ImageAgim RexhepiFoto galeri
Gjithashtu, Rexhepi ka theksuar se PDK, LDK, AKR dhe aleatët e tyre janë bashkuar jo për ndonjë ide apo projekt për Mitrovicën, por nga frika ndaj transparencës dhe drejtësisë

Sipas tij, këto parti duan të mbrojnë interesat e tyre dhe jo të qytetarëve, ndërsa me Faton Pecin në krye të komunës do të marrë fund koha e korrupsionit, pazareve politike dhe prapaskenave

“Tashmë po shihet qartë: PDK, LDK, AKR dhe satelitët e tyre janë bashkuar jo pse kanë ndonjë ide apo projekt për Mitrovicën, por nga frika – frika nga transparenca, frika nga drejtësia, dhe frika se qytetari i ndershëm nuk do t’i lejojë më të vjedhin, të manipulojnë e të sundojnë me arrogancë Ata e dinë që me Faton Pecin në krye të komunës, koha e tenderëve të fshehtë, e pazareve politike dhe e rrymave të prapaskenës do të marrë fund

PDK-ja e LDK-ja dhe AKR-ja janë bërë një për të mbrojtur interesat e tyre, jo interesat e qytetarëve Ato parti që për vite të tëra kanë ndërtuar sistemin e padrejtësisë dhe të pasurimit personal, sot kanë dalë hapur kundër një njeriu të ndershëm që përfaqëson qytetarin e zakonshëm Por populli i Mitrovicës i njeh mirë e di kush ka ndërtuar me punë e kush ka ndërtuar vila nga tenderët E di kush ka qëndruar pranë qytetarëve dhe kush është kujtuar për ta vetëm para zgjedhjeve”, ka shtuar ai

Sipas Rexhepit, vota për Pecin është votë për ndryshim, ndershmëri dhe shtet, në përputhje me qasjen e Albin Kurtit

“Gara në Mitrovicë do të jetë e fortë, por e qartë: qytetari Mitrovicas nuk do të lejojë të kthehet në dorë të atyre që e shkatërruan industrinë, që larguan rininë, që mbollën përçarje dhe shpresë të rreme Mitrovica ka nevojë për një njeri të ndershëm, të drejtë dhe me vullnet për ta ngritur qytetin në nivelin që meriton dhe ai është Faton Peci

Kush e do Mitrovicën, voton për ndryshim Kush e do ndershmërinë, voton për Faton Pecin Kush e do shtetin, qëndron me Albin Kurtin Të gjithë të tjerët janë bashkuar vetëm për ta mbrojtur vetveten, jo qytetin

Më 9 nëntor, Mitrovica do ta tregojë se nuk blihet me drita e premtime boshe, se nuk trembet nga kërcënimet e klaneve, dhe se qytetari i lirë nuk manipulohet më

Kjo nuk është betejë mes partive është betejë mes popullit dhe sistemit të vjetër që ka mbajtur peng këtë vend Dhe fitorja do të jetë e popullit, e Faton Pecit, dhe e Albin Kurtit”, ka përfunduar Rexhepi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *