OPINIONTË FUNDIT

Kadri Kryeziu: Glauk Konjufca duhet të mandatohet për Qeveri

Juristi Kadri Kryeziu deklaron se, nëse partitë e tjera nuk tregojnë vullnet për të formuar Qeverinë, Presidentja Osmani duhet të mandatojë Glauk Konjufcën.

Ai e sheh Konjufcën si figurën më të përshtatshme për një Qeveri të përkohshme, që të sigurojë stabilitet institucional derisa të krijohen kushtet për zgjedhje të reja.

Postimi i plotë:

Nëse partitë e tjera nuk tregojnë vullnet për të tentuar formimin e Qeverisë, Presidentja Osmani duhet të mandatojë Glauk Konjufcën.

Ai është figura më e përshtatshme për të marrë këtë detyrë në mënyrë të përkohshme, derisa të krijohen kushtet për zgjedhje të reja.

Në këtë fazë, vendi ka nevojë për stabilitet institucional dhe një Qeveri me mandat legjitim. Refuzimi i Konjufcës nuk do të kishte asnjë shpjegim politik apo moral përveçse si akt destruktiv, që do ta thellonte edhe më shumë krizën institucionale në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *