OPINIONTË FUNDIT

Për besë jeni tmerrësisht gabim Bleron Baraliu, me disa shokë nga opozita-humbësit e zgjedhjeve!

Shkrimi i Ali Sefaj është krejtësisht i njëanshëm, i bazuar në gjysëm të vërteta, si dhe në shtrembërim dhe keqinterpretim të fakteve.

1. Veriu i Kosovës, po frymon lirshëm. Është cep më cep Kosovë Dardane, jo “tokë serbe” apo “tokë e askujt” siç e cilëson pro-serbi Edi Rama me shokë,dhe siç ishte para qeverisjes së drejt të KM Albin Kurti. Kthimi i “Lista srpska-s” u bë me ndihmën e opozitës. Por, është kthim me kushte të shtetit të Kosovës, jo të banditave të Vuçiqit dhe Radojçiqit.

2. Marrëveshja e Brukselit mund të interpretohet sipas qejfit, varësisht nga inati, zilia dhe interesat personale, por vetëm fakti që nuk e pranon Serbia, tregon se nuk është e keqe për Kosovën. Për të arritur te pika 7 e shqyrtimit të asociacionit, bazuar në kushtetutën e Republikës së Kosovës, Serbia duhet ta pranojë mos-cenimin e kufijve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, plus shumë gjëra tjera të mira për Kosovën.

3. Sanksionet janë vënë për shkak të prezencës së policisë speciale në veri e cila i shpartalloi bandat serbe në Banjskë me 24 shtator, 2023 dhe e shpëtoi Kosovën nga shkatërrimi.

Opozita dhe çiftat e juaj do ti hiqnin menjëherë sanksionet duke ja dhuruar veriun Serbisë në tavolinë.

4. Korrupsioni i mëparshëm sistemik, prej më të madhit e deri te më i vogli, është ndalë. Gjykatat dhe prokuroria janë të mbushur me pjesëtarë të korrupsionit dhe duhet kokë për ti pastruar.

PËRFUNDIMISHT DHE SAKTËSISHT:

KM Kurti dhe qeverisja e tij kanë gabime, por jo të atilla që i cenojnë interesat shtetërore. Ata bashkë me Presidenten Vjosa Osmani , me ish-kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe me bashkëpuntorët e tyre, qëndrojnë të fortë dhe kryelartë në vijën shtetërore dhe kombëtare.

Ju “nuk e shihni” ose “nuk e kuptoni”, por:

Këtë e thotë populli shumicë i Kosovës, sidomos votuesit e pavarur. Me zë të lartë, po e thonë intelektualët e pavarur dhe mendjet më të ndritura të kombit që nuk kan interesa personale, as urrejtje ndaj KM Kurti.

Pallavra ka sa të duash nga të gjitha anët, por të vërtetën nuk e luan as topi. Pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *