OPINIONTË FUNDIT

“Blerje votash”, Gjinovci i reagon opozitarëve: Qytetarët nuk blihen kaq lehtë, rishikoni ju nëse…

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas komenteve se rritja e pagave, pensioneve dhe shtesave është blerje votash.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai shkruan se të cilësohet një gjë e tillë është shkurtpamësi dhe mungesë logjike.

“Rritja e pagave, pensioneve dhe shtesave nuk është blerje votash

Me cilësu rritjen e pagave, pensioneve dhe shtesave blerje votash, është shkurtpamësi dhe mungesë logjike.

1. Shit-blerja e ka si parakusht një marrëveshje. Pra blerësi i kërkon shitësit diçka në këmbim të pareve. Në rastin e rritjes së pagave, pensioneve dhe shtesave nuk ekziston marrëveshja. Qeveria ndan pare, por nuk ka asnji detyrim për neve me i dhanë asaj diçka si këmbim.

2. Për shit-blerje duhen dy palë, blerësi dhe shitësi. Në këtë rast kemi “dhurues”, ndërsa shitësi nuk ekziston, nuk është i definum, sepse pagat, pensionet dhe shtesat rriten për t’gjithë votusit. Për ma tepër, “dhuruesi” është në thonjëza sepse paret që i jep nuk janë të vetat, po të atyne që i marrin, paret e taksave të tyne.

Si konkluzë: në rastin tonë mungon shkëmbimi mes parave dhe mallit sepse malli (vota) nuk është i sigurtë as i definum. Paret do t’i marrin votuesit e të gjitha partive pa dallim dhe ata prap (mund të) vazhdojnë me i votu ato. Tutje, kjo “dhënie paresh” nuk është e rikthyshme pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, nuk ndodh veç një herë me rastin e zgjedhjeve, por vazhdon edhe mbas zgjedhjeve, në një pavarësi të plotë nga to”, ka shkruar Gjinovci.

Tutje, ai ka shtuar se të supozohet se qytetarët e Kosovës blihen kaq lehtë përmes ridistribuimit të taksave të tyre, atëherë duhet pasur pasiguri te oferta si parti opozitare.

“Nëse oferta jote sfidohet kaq lehte, atëherë rishikoje ofertën (programin)”, ka përfunduar aktivisti.

Shkrimi i plotë:

Rritja e pagave, pensioneve dhe shtesave nuk është blerje votash

Me cilësu rritjen e pagave, pensioneve dhe shtesave blerje votash, është shkurtpamësi dhe mungesë logjike.

1. Shit-blerja e ka si parakusht një marrëveshje. Pra blerësi i kërkon shitësit diçka në këmbim të pareve. Në rastin e rritjes së pagave, pensioneve dhe shtesave nuk ekziston marrëveshja. Qeveria ndan pare, por nuk ka asnji detyrim për neve me i dhanë asaj diçka si këmbim.

2. Për shit-blerje duhen dy palë, blerësi dhe shitësi. Në këtë rast kemi “dhurues”, ndërsa shitësi nuk ekziston, nuk është i definum, sepse pagat, pensionet dhe shtesat rriten për t’gjithë votusit. Për ma tepër, “dhuruesi” është në thonjëza sepse paret që i jep nuk janë të vetat, po të atyne që i marrin, paret e taksave të tyne.

Si konkluzë: në rastin tonë mungon shkëmbimi mes parave dhe mallit sepse malli (vota) nuk është i sigurtë as i definum. Paret do t’i marrin votuesit e të gjitha partive pa dallim dhe ata prap (mund të) vazhdojnë me i votu ato. Tutje, kjo “dhënie paresh” nuk është e rikthyshme pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, nuk ndodh veç një herë me rastin e zgjedhjeve, por vazhdon edhe mbas zgjedhjeve, në një pavarësi të plotë nga to.

P.S.

Me supozu që qytetarët e Kosovës blehen kaq lehtë përmes ridistribuimit të taksave të tyne, është me pasë pasiguri te oferta jote si parti opozitare. Nëse oferta jote sfidohet kaq lehte, atëherë rishikoje ofertën (programin).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *