Juristi Kadri Kryeziu reagon pas arrestimit të prokurorit Beqë Shabani
Pas arrestimit të prokurorit Beqë Shabani, Kadri Kryeziu reagoi në Facebook me tone të ashpra, duke i quajtur si “bastardë gjakpirës” dhe duke kërkuar që të ndëshkohen me ashpërsi: “Këta bastardë gjakpirës duhet t’i shkulim me rrënjë e t’ua japim dënimin maksimal.”
Kryeziu tha se pa çrrënjosjen e korrupsionit në drejtësi vendi nuk mund të ecë përpara.
Reagimi në Facebook:
Kur edhe prokurorët vjedhin kjo është shenjë që na duhet një grusht i fortë për të vendosur rend. Këta bastardë gjakpirës duhet t’i shkulim me rrënjë e t’ua japim dënimin maksimal. Kurrë nuk do të ecim dot përpara pa e çrrënjosur këtë të keqe që po frymon në zemër të drejtësisë.
