POLITIKATË FUNDIT

“Angazhimi i Britanisë, sinjal mbështetjeje për sovranitetin e Kosovës”

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mirsad Voca, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është një zhvillim pozitiv dhe i rëndësishëm

“Angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet ne Ballkanin Perëndimor është një zhvillim i mirëpritur dhe i rëndësishëm për rajonin. Britania, edhe pse pas Brexit-it nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, mbetet një fuqi globale me ndikim të konsiderueshëm diplomatik, politik dhe të sigurisë. Përfshirja e saj në këtë proces është një shtysë e re që i jep peshë ndërkombëtare përpjekjeve për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Voca ka potencuar se angazhimi britanik në Ballkan tregon se rajoni nuk është lënë pas dore dhe sjell një qasje pragmatike në siguri, në bashkëpunim me SHBA-në dhe NATO-n.

ImageDoktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mirsad VocaFoto galeri
“Ky angazhim është i rëndësishëm për dy arsye kryesore: së pari, ai dërgon sinjal të qartë se Ballkani nuk është lënë në mëshirë të krizave të brendshme apo ndikimeve destabilizuese nga jashtë; së dyti, Britania sjell një perspektivë më të drejtpërdrejtë dhe pragmatike në çështjet e sigurisë, duke forcuar koordinimin me SHBA-në dhe aleatët e NATO-s”, ka shtuar ai.

Sipas tij, mbështetja e Britanisë rikonfirmon se Kosova nuk është e vetme në sfidat e saj dhe sjell më shumë stabilitet e perspektivë euroatlantike për gjithë rajonin.

“Për Kosovën në veçanti, kjo është një mundësi e rëndësishme për të rritur nivelin e bashkëpunimit me Londrën, në fushën e sigurisë, diplomacisë dhe zhvillimit ekonomik. Mbretëria e Bashkuar ka qenë ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mbështetëse e fuqishme e sovranitetit të saj. Prandaj, ky angazhim i rikonfirmuar është një garanci shtesë se Kosova nuk është e vetme në sfidat e saj.

Përfshirja e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkan është një lajm i mirë për të gjithë rajonin, sepse sjell më shumë stabilitet, më shumë siguri dhe një perspektivë më të qartë për integrim në strukturat euroatlantike”, ka përfunduar Voca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *