Media zvicerane jep alarmin: Vajzat e vogla me shami, islami shqiptar në Zvicër drejt konservatorizmit
Në xhamitë shqiptare në Zvicër po vërehen gjithnjë e më shumë prirje konservatore – madje edhe vajzat e vogla mbajnë shami.
Në xhamitë shqiptare në Zvicër po vërehet një ndryshim konservator. Edhe vajzat e vogla mbajnë shami (mbulesë koke).
Kështu shkruan në një raport gazeta zvicerane 20minuten.ch duke theksuar se islami shqiptar, i cili zakonisht konsiderohej liberal në Zvicër, po bëhet dukshëm më konservator.
Në disa xhami, madje edhe vajzat e vogla tashmë mbajnë shamia, transmeton “Bota sot”.
ImageSidomos xhamia në Wil SG, ndërtimi i së cilës në vitin 2009 nxiti iniciativën për minaret, ka pësuar ndryshime të mëdha.Foto galeri
Thuhet se disa imamë zviceranë po paraqiten me predikime që mbrojnë qëndrime antifeministe dhe islamiste. Vëzhguesit e shohin këtë si një zhvendosje drejt një interpretimi më të rreptë të islamit, që vërehet edhe në Ballkan.
Pothuajse vetëm gra dhe vajza të mbuluara
Gazeta “SonntagsZeitung” raporton se në fotografitë nga xhamitë shqiptare në Ëil SG, Ëinterthur, Dietikon ZH dhe Reinach AG, shihen pothuajse vetëm gra dhe vajza të mbuluara. Sidomos xhamia në Ëil, që dikur quhej “xhami shembull”, ka ndryshuar shumë.
Kjo xhami u bë e njohur në vitin 2009, pasi ndërtimi i saj nxiti “nismën e minareve” të SVP-së. Gjatë inaugurimit në vitin 2017, shumë gra ishin pa shami, por fotot e fundit tregojnë pothuajse vetëm vizitore të mbuluara, përfshirë vajza në moshë shkollore.
ImageImami i Wil-it, Bekim Alimi, mori pjesë në një aktivitet me predikues të diskutueshëm si Shefqet Krasniqi, të cilët mbajnë një qëndrim të rreptë ndaj rolit të grave.Foto galeri
Imami i Wilit me predikues të diskutueshëm
Imami i Wilit, Bekim Alimi, mori pjesë në maj në një aktivitet në Emsdetten të Gjermanisë, ku foli edhe predikuesi kosovar Shefqet Krasniqi. Krasniqi, i cili më parë ishte akuzuar për nxitje urrejtjeje dhe mbështetje terrorizmi, mbron idenë se homoseksualiteti është rrezik moral dhe se mbulesa për gratë është detyrim. Në ngjarje morën pjesë edhe imami Fadil Musliu dhe këngëtari që jeton në Bazel, Adem Ramadani, i cili publikon këngë që u bëjnë thirrje grave t’u binden burrave të tyre.
Ramadani mbështet predikuesen Zelije Sulejmani-Bunjaku
Ramadani ka mbështetur predikuesen Zelije Sulejmani-Bunjaku, e cila jeton në Zvicër dhe zhvillon mësime fetare për gra dhe fëmijë mbi Kuranin. Federata e Bashkësive Islame Shqiptare të Zvicrës (DAIGS) ka vlerësuar punën e saj, por njëkohësisht ka theksuar se vazhdon të qëndrojë e përkushtuar ndaj barazisë gjinore dhe shtetit të së drejtës.
Sipas federatës, fotografitë e vajzave të mbuluara janë vetëm pamje të çastit, ndërsa fëmijët nuk detyrohen të mbajnë shami.
Debati mbi ndalimin e shamive në Evropë
Rreth dy të tretat e afërsisht 445 mijë myslimanëve që jetojnë në Zvicër janë me origjinë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. Në këto vende, roli i fesë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Në Kosovë, numri i xhamive që nga viti 1998 është më shumë se dyfishuar, ndërsa në Prishtinë aktualisht po ndërtohet – me mbështetjen e Turqisë – një nga xhamitë më të mëdha në Evropë.
Sipas gazetës, aktivistët për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar për një islamizim në rritje. Austria ka ndaluar mbajtjen e shamive për vajzat nën 14 vjeç në shkolla, ndërsa Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton një ndalim të ngjashëm për vajzat nën 15 vjeç.