TË FUNDIT

Nikola Sanduloviq me akuza të rënda: “Babai biologjik i Vuçiqit është Fahri Musliu, ish-bashkëpunëtor i UDB-së”

Politikani dhe aktivisti serb Nikola Sanduloviq, një nga zërat më kritikë ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit, ka publikuar një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, ku ngre akuza të rënda ndaj gazetarit Fahri Musliu, duke pretenduar se ai është babai biologjik i presidentit serb.
Në postimin e titulluar “Babai biologjik i diktatorit dhe lufta ime për drejtësi dhe barazi”, Sanduloviq e përshkruan Musliun si një ish-bashkëpunëtor të afërt të shërbimit sekret jugosllav (UDB) dhe si një figurë që, sipas tij, ka ndërtuar karrierën mbi propagandë kundër shqiptarëve.

Sipas Sanduloviqit, ngjashmëria midis Fahri Musliut dhe Aleksandar Vuçiqit është “aq e qartë, sa testi i ADN-së nuk është i nevojshëm”. Ai shkruan se të dy “janë frute të së njëjtës rrënjë – të një aparati që ka ndërtuar mashtrime dhe urrejtje ndaj shqiptarëve për dekada”.
Në vijim, Sanduloviq e akuzon Musliun për përhapje të dezinformatave dhe për tentativë për të fshehur të vërtetën për lidhjet e tij me strukturat e vjetra të UDB-së.

“Fahriu ka ndërtuar karrierën e tij mbi propagandën dhe shpifjet, ndërsa Vuçiqi ka trashëguar të njëjtën logjikë mashtrimi në nivel politik,” – shkruan ai ndër të tjera.

Sanduloviq shton se është bllokuar në Facebook pasi publikoi këtë informacion, duke theksuar se nuk do të tërhiqet nga përpjekjet e tij për të “nxjerrë në dritë të vërtetën për lidhjet e vjetra të sistemit jugosllav me figurat që ende ndikojnë në rajon”.

Kush është Nikola Sanduloviq

Nikola Sanduloviq është kryetar i Partisë Republikane të Serbisë dhe një nga politikanët e rrallë serbë që kanë mbajtur qëndrime të hapura pro-Kosovës dhe kundër nacionalizmit serb. Ai njihet për denoncimet e tij publike ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit dhe për thirrjet për falje për krimet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve.

Në vitin 2021, Sanduloviq u rrah brutalisht nga agjentët e Agjencisë Serbe të Sigurisë (BIA) pasi vendosi lule në një vend pushkatimi të shqiptarëve në Kosovë, gjest për të cilin tha se “është akt nderimi për viktimat shqiptare dhe për të ardhmen e përbashkët të popujve të Ballkanit”.

Me origjinë nga Kragujevci, Sanduloviq ka mbajtur disa fjalime publike ku ka dënuar hapur politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës, duke deklaruar se pa drejtësi për shqiptarët nuk mund të ketë paqe për serbët.
Në qarqet ndërkombëtare, ai shihet si një zë reformist dhe liberal në politikën serbe.

Reagimi i plotë i Nikolla Sanduloviq

BABAI BIOLOGJIK I DIKTATORIT DHE LUFTA IME PËR DREJTËSI DHE BARAZI

Autor: Nikola Sanduloviq

Ka momente kur historia nuk shkruhet me libra, por me fytyra. Dhe kur e sheh me kujdes fytyrën e Fahri Musliut dhe të birit të tij jashtëmartesor, Aleksandar Vuçiqit, e kupton se nuk ke të bësh me një rast të zakonshëm familjar — por me një simbiozë të përsosur të gënjeshtrës dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Ngjashmëria është aq e qartë, saqë testi i ADN-së as nuk është i nevojshëm:

E sheh në ballë, në buzët e trasha që i lëpijnë çdo dhjetë sekonda, dhe në sytë që i rrotullojnë me nervozizëm sa herë që dikush e thotë të vërtetën për ta.

E sheh edhe në buzëqeshjen e tyre të rreme, në ironinë e thatë dhe në gjuhën e ndyrë që e përdorin kundër çdo shqiptari e serbi të ndershëm.

Fahriu ndërtoi karrierën e tij për dekada mbi propagandën, thashethemet dhe shpifjet — duke e kthyer penën e tij në shërbëtore të bindur ndaj aparatit të vjetër të UDB-së. Ndërsa Aleksandri, biri i tij jashtëmartesor, ndërtoi tërë regjimin mbi të njëjtin model:

Mbi modelin e gënjeshtrës që përsëritet aq shpesh, saqë turmat e verbëruara fillojnë ta marrin për të vërtetë.

Njëri e shpërndan helmin përmes gazetave, tjetri sundon propagandën përmes televizioneve. Njëri godet moralin, tjetri shtetin. Por të dy janë fryte të së njëjtës rrënjë:

Fryte të shkollës së UDB-së, ku e vërteta është armik, ndërsa mashtrimi profesion.

Dhe kur populli shqiptar e ai serb nuk i njohin këto dy fytyra të shëmtuara, në fakt bëhen armiq të vetvetes.

Prandaj ka ardhur koha që shqiptarët dhe serbët e mirë ta dinë, se ajo ngjashmëri nuk është vetëm biologjike — është gjenetikë politike, trashëgimi e krijuar për të mashtruar, manipuluar dhe përçarë.

Mënyra e vetme që njeriu të mbrohet nga një gjenetikë e tillë është drita e së vërtetës. Sepse kur e vërteta thuhet qartë dhe me zë të lartë, as Fahriu e as Vuçiqi nuk mund ta fshehin më karakterin e tyre të lig nën batanijen e gënjeshtrave.

Sot bota shqiptare duhet ta dijë të vërtetën, pa asnjë tkurrje dhe pa asnjë kompromis.

Miku im, Lirim Gashi, ma dërgoi sot një dokument që zbulon se çfarë ka shkruar për mua Fahri Musliu – babai biologjik i kriminelit të luftës dhe keqpërdoruesit të “paqes”, Aleksandar Vuçiqit – dhe më pyeti:

A po e thotë ai të vërtetën ?

Ky njeri i moshuar, bashkëpunëtor i gjatë dhe i pandërprerë i UDB-së, për dekada i ka shërbyer këtij aparati famëkeq serb e jugosllav. Ai ka dhënë informata për çdo shqiptar që ka pasur guximin t’i kundërvihet sistemit represiv komunist.

Për shkak të tradhtisë së tij, qindra shqiptarë janë arrestuar, rrahur e vrarë në burgjet serbe.

Sot, i njëjti njeri më ka bllokuar në Facebook për të fshehur gënjeshtrat dhe shpifjet e tij kundër meje, sepse e di që unë e di se ai është babai biologjik i diktatorit serb.

Babai im, një njeri shumë i ndershëm dhe i përkushtuar, ka punuar 35 vjet në Radio-Televizionin e Serbisë dhe ka qenë dëshmitar i çdo hapi të këtij spiuni të UDB-së, sepse ai ishte adhurues i së vërtetës dhe dinjitetit – njësoj si unë.

Le të më zhbllokojë ky njeri primitiv e mashtrues, që t’ia them drejt për së drejti atë që populli shqiptar duhet ta dijë për të.

Familja ime më do, më respekton dhe qëndron pranë meje në çdo moment dhe situatë, ndërsa ai e fsheh të birin dhe familjen e tij.

Për informacionin e tij: unë kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë dënim apo akuzë penale, ndërsa i biri i tij është shpallur nga Shtetet e Bashkuara si mafiozi më i madh në Evropë.

Vërejtjet e tij negative dhe të pavërteta janë vetëm përpjekje për ta mbrojtur të birin, duke përdorur të njëjtat gënjeshtra dhe të njëjtën gjuhë të errët.

Por asnjë gënjeshtër nuk mund ta zvogëlojë sakrificën time të sinqertë që e vërteta të dalë në dritë – për krimet që pushtetet klerofashiste serbe kanë kryer ndaj shqiptarëve të pafajshëm nder shekuj – e as dëshirën time të palëkundur që shqiptarët dhe serbët të pajtohen dhe të ndërtojnë një të ardhme të drejtë e të përbashkët.

Unë, ndryshe nga ky bashkëpunëtor i vjetër i UDB-së, kam bartur më shumë dhimbje, sakrifica dhe përgjegjësi për popullin shqiptar sesa ai mund ta imagjinojë ndonjëherë.

Prandaj e them qartë:

Mos u shqetëso aq shumë për djalin tënd mafioz, Fahri!

Kur të vij unë në pushtet, ai do të përballet me një gjykatë të drejtë, të paanshme dhe të pamëshirshme për çdo krim që ka kryer ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve dhe serbëve.

I bëj thirrje Lirim Gashit dhe të gjithë shqiptarëve atdhetarë: ta shpërndajnë këtë mesazh!

Le ta dinë të gjithë shqiptarët të vërtetën – kush i ka tradhtuar, kush i ka shtyrë në kthetrat e UDB-së dhe sa jetë e shëndet kanë humbur për shkak të tij.

Unë vetë, bashkë me Zoran Xhinxhiqin, e kam parë dosjen e tij në selinë e UDB-së, ku shkruante qartë:

Ai është babai i Vuçiqit dhe bashkëpunëtori më i vjetër i shërbimeve sekrete serbe.

Sot, më shumë se kurrë, e vërteta duhet të jetë e dukshme.

Sakrificat e mia nuk mund të harrohen. E ardhmja e drejtë e popullit shqiptar dhe pajtimi me popullin serb janë më të rëndësishme se çdo gënjeshtër, çdo frikë dhe çdo hije e së kaluarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *