TË FUNDIT

“Bir, u ba nana merak” – Nisin fushata sensibilizuese kundër shpejtësisë pas aksidenteve me fatalitet

“Bir, u ba nana merak” – Nisin fushata sensibilizuese kundër shpejtësisë pas aksidenteve me fatalitet

Aksidentet e shumta me fatalitet të ditëve të fundit kanë bërë që në rrjete sociale të nisin fushata sensibilizuese kundër shpejtësisë që po merr jetë.

Njëra prej tyre, që ka pikasur më shumë është ajo e fotografit Marjan Komani, shkruan lajmi.net.

Ai ka paraqitur disa “mesazhe” dhe “thirrje të humbura” të prindërve që u shkruajnë fëmijëve të tyre të aksidentuar.

“Bir, u ba nana merak, lajmërohu t’lutna” – thuhet në mesazhin që kinse nëna, i ka dërguar të birit të aksidentuar.

“Zemer ku je, djalin e ka marr malli me t’pa, tan diten t’ka lyp” – thuhet në tjetrin mesazh, që në këtë fushatë, gruaja ia dërgon burri të saj të aksidentuar.

Telefonët e paraqitur në këtë ide, janë paraqitur të thyer në ulëset e pasme të veturës së aksidentuar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *