TË FUNDIT

Një gjest që zakonisht i rezervohet mbretërve” – Shirley DioGuardi i puth dorën Albin Kurtit në shenjë respekti

Sot (e diel 28 shtator), në sallën e banketeve të Royal Regency Hotel, komuniteti shqiptaro-amerikan festoi 35-vjetorin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ditëlindjen e 85-të të ish-kongresmenit me origjinë shqiptare, Joseph J. DioGuardi, dhe të 75-tën të bashkëshortes dhe bashkëpunëtores së tij, Shirley Cloyes DioGuardi.

Në këtë ngjarje madhështore, mes të ftuarve të shumtë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Aty u shënua edhe një moment mjaft i veçantë, ku zonja Shirley Cloyes DioGuardi në shenjë respekti i puthi dorën kryeministrit Kurti.

E për botuesin e gazetës kombëtare “Bota sot” z. Xhevdet Mazrekaj, ky është një gjest i jashtëzakonshëm ndaj një të riu shqiptar, e që zakonisht rezervohet për mbretërit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *