OPINIONTË FUNDIT

Albini në Amerikë, ‘shuplakë’ për opozitën

Vizita e Albin Kurtit në ShBA është ‘shuplaka’ më e madhe që opozita ka marrë në këto vite. Për muaj me radhë, partitë opozitare kanë shpërndarë narrativën se “Amerika nuk e do Kurtin”, duke e shndërruar këtë në refrenin e tyre politik, pa asnjë argument dhe pa asnjë provë. Mirëpo faktet kokëforta ua rrëzuan gjithë propagandën: kryeministri i Kosovës u prit me dinjitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi takime të rëndësishme dhe dëshmoi se marrëdhëniet me aleatin strategjik janë të shëndosha.

Është e pakuptimtë, për të mos thënë e turpshme, që opozita të investojë gjithë energjinë e saj në baltosjen e imazhit të Kosovës vetëm e vetëm për të sulmuar Kurtin. Shkurt e shqip: nuk është Albin Kurti që nuk e do Amerika, por është opozita që nuk e do Kosovën, sepse çdo herë që dështojnë në zgjedhje, ata mezi presin të shpikin kriza imagjinare.

SHBA nuk merret me thashethemet e partive të dështuara, por me lidershipin real. Dhe sot, lidershipi real i Kosovës është Albin Kurti. Prandaj, kjo vizitë jo vetëm që i dha fund gënjeshtrave opozitare, por nxori zbuluar shpresat e tyre të sëmura për t’u kthyer në pushtet përmes shpifjesh. E vërteta është kjo: Albin Kurti u ul në tavolina të rëndësishme në Washington, ndërsa opozita u ul në rrjete sociale për të shpikur histori. Njëri punon për Kosovën, tjetri punon kundër saj.

Mesazhi për opozitën është i qartë: sa më shumë të përpiqeni ta shëmtoni raportin e Kosovës me Amerikën, aq më shumë do të turpëroheni para qytetarëve që shohin realitetin me sytë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *