Kosova forcon lidhjet me Omanin: Kurti e Gërvalla takojnë ministrin e Jashtëm omanez në New York
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilluan një takim me ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al Busaidi, përcjell “Bota sot”.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, edhe pse Kosova dhe Omani nuk kanë ende marrëdhënie formale diplomatike. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Omanit në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe për bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al BusaidiFoto galeri
Ai gjithashtu e informoi ministrin omanez për progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, duke theksuar potencialin për investime të huaja dhe përfitimet e mundshme në sektorë si partneriteti ekonomik dhe tregtar, kultura, arsimi dhe turizmi.
Në përfundim, Kryeministri Kurti e ftoi ministrin Al Busaidi, së bashku me një delegacion të nivelit të lartë, për një vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim që të eksplorohen mundësitë e reja për bashkëpunim dhe të thellohet mirëkuptimi ndërmjet dy vendeve dhe popujve.