TË FUNDIT

Themelohet dega AMFE-USA në New York, një hap i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare në diasporë

Komuniteti mjekësor shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar një moment historik me themelimin zyrtar të degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë – AMFE-USA.

Ceremonia u mbajt pranë selisë qendrore të shoqatës kulturore-atdhetare “Vatra” në New York, e cila priti ngjarjen me nderim dhe mbështetje të plotë.

Struktura drejtuese përbëhet nga profesionistë të shquar të mjekësisë:

Dr. Zana Nikolla – Kryetare

Dr. Ermal Zatriqi – Nënkryetar

Dr. Shpresa Xhakli – Nënkryetare

Anëtarët e Bordit:

Renina Varfaj – Koordinatore e marrëdhënieve me publikun

Dr. Fatjona Lubonja – Koordinatore e kërkimeve shkencore

Dr. Leana Sapunxhiu – Koordinatore e projekteve vullnetare

Dr. Arjan Bregu – Koordinator i të dhënave epidemiologjike

Dr. Lydra Tapia, Dr. Skender Murtezani, Dr. Tana Bregu – Koordinatorë të eventeve mjekësore

Olsi Beçi – Koordinator mediatik

Presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Dr. Aurora Dollenberg, përshëndeti themelimin e degës AMFE-USA dhe përgëzoi kryesinë e sapozgjedhur për nisjen e punës me vlera profesionale, shkencore dhe kombëtare.

Në kuadër të Konferencës së 25-të Ndërkombëtare mbi “Sepsis dhe Infeksionet Jetëkërcënuese”, organizuar në bashkëpunim me shoqatën simotër Albanian American Medical Society, Inc., AMFE-USA dha kontribut të rëndësishëm me referenca shkencore dhe aktivitete sensibilizuese për parandalimin e infeksioneve dhe ndërgjegjësimin kundër abuzimit me antibiotikët në komunitetin shqiptar.

Përfaqësuesit e Vatrës, z. Marjan Cubi dhe z. Sokol Paja, përgëzuan krijimin e degës së re dhe shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin profesional dhe atdhetar të AMFE-USA.

Ngjarja u përkrah nga bordi ndërkombëtar i AMFE dhe përfaqësues nga degë të tjera të Federatës:

AMFE-Suedi: Nënkryetarja Dr. Dhurata Alla

AMFE-Angli: Dr. Blerta Sulaj

AMFE-Shqipëri: Dr. Vjola Fera, Marinale Sema

Me moton “We make Medicine”, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë synon të zgjerojë rrjetin dhe ndikimin e saj në diasporë, duke forcuar lidhjet profesionale, shkencore dhe kombëtare mes mjekëve shqiptarë anembanë globit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *