OPINIONPOLITIKATË FUNDIT

Serbia provokon në SHBA – pse New York-u u zgjodh për skandalin dhe çfarë duhet të bëjë Kosova?

Serbia nuk është duke i ndalë propaganda e saja kundër Kosovës. Të mërkurën në media është raportuar për një fushatë tashmë në Amerikë të Beogradit kundër Kosovës.

Në zemër të New York-ut, në rrugët e tij janë parë automjete me billboarde digjitale ku shfaqet fotografia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me mbishkrime skandaloze. Në to pretendohet se “Kurti dhe regjimi i tij po arrestojnë dhe shqetësojnë fëmijët serbë”, ndërsa në një tjetër shkruhet se “varrezat dhe komunitetet serbe po dhunohen vazhdimisht”.

Fotot e kësaj fushate u publikuan nga sociologu Dardan Kadaj, i cili e ka quajtur këtë veprim “fort alarmant” dhe një përpjekje të radhës të Serbisë për të manipuluar opinionin publik perëndimor.

“Është fort alarmante forma që propaganda serbe po merrë në Perëndim, pra përtej lobimit në forumet politike, Serbia tash po investon edhe në billborda për të ndikuar opinionin e gjerë publik. Propaganda serbe në zemër të New York-ut: Sulm kundër imazhit të Kosovës”, ka shkruar sociologu.

Analisti politik Eduard Gashi, thotë se akti i Serbisë nuk është i rëndësishëm.

Sipas tij, Beogradi ka zgjedhur New York-un për të bërë propagandë sepse aty ndodhet selia e Kombeve të Bashkuara dhe sepse në këtë javë mbahet Asambleja e Përgjthshme e OKB-së.

“Serbia ka nisur një ofensivë të re propagandistike në New York, duke shfaqur billboarde digjitale me fytyrën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe me akuza të rreme ndaj shtetit të Kosovës. Në këto mesazhe vizuale pretendohet se “Kurti dhe regjimi i tij po arrestojnë dhe shqetësojnë fëmijët serbë” dhe se “varrezat dhe komunitetet serbe po dhunohen vazhdimisht”. Ky akt nuk është i rastësishëm: ai është pjesë e një strategjie të menduar mirë për ta njollosur imazhin e Kosovës në sytë e botës. Pse New York? Beogradi e ka zgjedhur New York-un sepse aty ndodhet selia e Kombeve të Bashkuara dhe sepse në këtë javë mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku mblidhen liderët më të fuqishëm të botës. Serbia synon që përmes këtyre billboardeve të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare dhe të krijojë dyshime artificiale ndaj Kosovës në opinionin publik dhe diplomatik amerikan”, deklaron Gashi për “Bota sot”.

ImageAnalisti politik Eduard GashiFoto galeri
Serbia përpiqet të paraqitet si viktimë, ndërsa Kosovën ta paraqes agresore, thotë Gashi, gjersa shton se për qytetarët amerikanë që nuk kanë njohuri të thella për rajonin, imazhet e tilla mund të krijojnë tymnajë.

“Çfarë synon Serbia? Ky është një përpjekje për ta kthyer narrativën përmbys: Serbia, e cila vazhdon të mbajë të pa përmbyllur konfliktin në Ballkan, përpiqet të paraqitet si viktimë, ndërsa Kosovën si agresore. Propaganda serbe përpiqet të prodhojë emocione negative dhe të manipulojë perceptimin ndërkombëtar në një moment kur Ballkani është sërish në fokus të mediave globale. Për qytetarët amerikanë, shumica pa njohuri të thella për rajonin, imazhe të tilla mund të krijojnë tymnajë. Por për institucionet amerikane, faktet mbeten të qarta: SHBA është dhe mbetet aleati kryesor i Kosovës. Rreziku qëndron jo te politika zyrtare amerikane, por te lobimi i Beogradit për të ushqyer narrativa të rreme që mund të përdoren kundër Kosovës në forume të ndryshme ndërkombëtare”, shprehet analisti.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të bie bre e grackës së Serbisë dhe përgjigjja më e fuqishme është rruga diplomatike dhe paraqitja e fakteve.

Ai konsideron se është jetike që Kosova të reagojë shpejt, me dinjitet dhe profesionalizëm, duke e përdorur çdo rast për të treguar të vërtetën.

“Kosova nuk duhet të bjerë në grackën e Serbisë duke hyrë në një betejë propagandash të ngjashme. Përgjigjja më e fuqishme është rruga diplomatike dhe paraqitja e fakteve:
• Raportet ndërkombëtare tregojnë qartë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve në Kosovë.
• Diaspora shqiptare në SHBA dhe institucionet kosovare mund të ngrenë fushata pozitive që tregojnë realitetin e Kosovës – një shtet demokratik, me institucione funksionale dhe multietnike.
• Koordinimi i ngushtë me SHBA dhe BE është çelësi për ta demaskuar propagandën serbe dhe për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën. Në politikën ndërkombëtare perceptimi është po aq i rëndësishëm sa realiteti. Nëse propaganda serbe nuk kundërshtohet me kohë, ajo mund të krijojë hije dyshimi mbi Kosovën, edhe kur faktet janë në anën tonë. Prandaj është jetike që Kosova të reagojë shpejt, me dinjitet dhe profesionalizëm, duke e përdorur çdo rast për të treguar të vërtetën. Billboardet serbe në New York nuk janë thjesht posterë: ato janë një sulm frontal ndaj legjitimitetit të Kosovës. Serbia po përpiqet ta maskojë të kaluarën dhe të tashmen e saj agresive duke shpifur kundër një shteti të lirë dhe demokratik. Përgjigjja e Kosovës duhet të jetë e qartë: ne nuk kemi frikë nga propaganda, sepse kemi faktet, të drejtën dhe aleatët tanë në anën tone”, përfundon Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *