Lirim Gashi: Pas Adem Jasharit, komandantët e vërtetë ishin Adem Demaçi dhe Albin Kurti
Publicisti Lirim Gashi ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku ka theksuar se, sipas tij, pas rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, figurat që duhen konsideruar si komandantët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin Adem Demaçi dhe Albin Kurti.
“Sipas dëshmive të vetëlavdëruesve që na gënjyen gjatë gjithë kohës se në luftë ishin supermenë, duke i rrahur me grushta gjokset e tyre të vogla si të pulave, del se të vetmit komandantë të vërtetë të UÇK-së, pas vrasjes së legjendarit Adem Jashari, ishin Adem i Paarritshmi Demaçi dhe Albin i Pamoshturi Kurti”, ka shkruar ai.
Në fund të postimit të tij, Gashi ka bërë thirrje simbolike:
▶︎ Salute UÇK!
▶︎ Salute NATO!
▶︎ Salute Komandant Demaçi!
▶︎ Salute Komandant Kurti!
Ky qëndrim pritet të ngjallë reagime, pasi prek drejtpërdrejt debatin e hapur mbi rolin e figurave të ndryshme gjatë dhe pas luftës së Kosovës.