OPINIONTË FUNDIT

Faton Peci: Do ta rikthejmë identitetin e vjetër të Mitrovicës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës Jugore, Faton Peci, ka deklaruar se qyteti ka nevojë urgjente për t’i rikthyer vlerat e trashëgimisë kulturore dhe kujtesës historike, duke paralajmëruar projekte konkrete për ringjalljen kulturore të qytetit.

Në një takim me drejtoreshën Nora Prekazi, Peci ka vlerësuar lart investimet e bëra nga Ministria e Kulturës, nën drejtimin e ministrit Hajrulla Çeku, të cilat sipas tij kanë ndikuar ndjeshëm në pasurimin e jetës kulturore në Mitrovicë.

“Në këtë takim të frytshëm diskutuam për arritjet, vizionin tonë katërvjeçar dhe sfidat me të cilat përballet trashëgimia kulturore në qytet, përfshirë gjendjen e rënduar të Muzeut të Qytetit, i cili për fat të keq është lënë pas dore,” deklaroi Peci.

Ai theksoi se muzeu aktual është një nga prioritetet e tij, dhe premtoi rikthimin e kujdesit dhe vlerës që i takon këtij institucioni të rëndësishëm për identitetin e qytetit.

Projektet kryesore që paralajmëroi Peci për Mitrovicën kulturore përfshijnë:

Krijimin e Muzeut Alternativ të Kujtesës Historike dhe të Luftës, një hapësirë që do të ruajë dhe promovojë dëshmitë historike të periudhave kyçe për qytetin dhe rajonin.

Themelimin e Muzeut të Figurave të Shquara të Kulturës dhe Sportit, dedikuar personaliteteve që kanë lënë gjurmë në historinë dhe identitetin e Mitrovicës.

Peci mbylli deklaratën me një zotim të qartë: “Për Mitrovicën që duam, nuk ka rrugë tjetër përveç rikthimit të identitetit dhe vlerave tona të vërteta kulturore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *