TË FUNDIT

Politologu amerikan: Biden do ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës

Drejtori i Qendrës për Paqe dhe Liri në Institutin e Pavarur të Uashingtonit, Ivan Eland, ka deklaruar se administrata e presidentit të SHBA, Joseph Biden, do të përdorë politikën e “karotës dhe shkopit” që, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, raporton Euronews Serbia.

I pyetur nga gazeta serbe “Politika” nëse administrata e Biden-it mund të formulojë një zgjidhje që do të kënaqte edhe Beogradin edhe Prishtinën, Eland ka deklaruar se administrata e Bidenit është shumë më tradicionale në mbështetjen e saj për NATO-n sesa administrata e ish-presidentit Donald Trump, dhe si rrjedhojë, nuk ka gjasa që Biden t’i zbehë rezultatet e fitores së Aleancës në luftën kundër Serbisë në vitin 1999, transmeton Paparaci.

Administrata e Bidenit do të përdorë politikën “karota dhe shkopi” për të detyruar Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës. Me fjalë të tjera, që të dyja palët të respektojnë kufijtë dhe simbolet shtetërore dhe që Serbia të mos lobojë më që Kosova të mbetet jashtë organizatave ndërkombëtare, por që formalisht nuk do ta njohë Kosovën si shtet”, ka thënë Eland.

Ai ka pretenduar se Kosova tashmë është pajtuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca shtetërore, por vetëm pasi Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *